LAJMI I FUNDIT:

Facebook akuzohet se shkel privatësinë e miliarda përdoruesve të saj!

Facebook akuzohet se shkel privatësinë e miliarda përdoruesve të saj!

Facebook është në telashe sërish për ruajtjen dhe skenimin e mesazheve private të përdoruesve të vet.

Një përdorues i Facebook është bashkuar me disa individ të tjerë për të ngritur aktakuzë kundër Facebook në një gjyq në Amerikë.


Sipas tij, rrjeti social mund të jetë duke thyer ligjin mbi informatat personale të individëve duke ruajtur dhe skenuar mesazhet personale të përdoruesve.

Edhepse gjiganti social e bën këtë për të parandaluar viruset e ndryshme, akuza ndaj Facebook deklaron se Facebook përdor të njejtat të dhëna edhe për marketing dhe qëllime tjera.

Sipas ekipit akuzues, Facebook është duke shkelur ligjin mbi privatësinë në komunikim elektronik.

Edhepse akuza është bërë në vitin 2013, seanca e fundit është mbajtur në muajin mars, ku është thënë se Facebook ka përdorur të dhënat private për të reklamuar dhe shtuar pëlqimet e përdoruesve për kompanitë që reklamojnë bizneset e tyre në Facebook.

Ndërkohë, zyrtarët nga rrjeti më i famshëm social kanë shtuar se kompania përdor këto informata vetëm për kontrollimin ndaj viruseve, edhe atë duke i ruajtur ato të dhëna në formë anonime.