LAJMI I FUNDIT:

Facebook do të bëhet më i madh se Kina!

Facebook do të bëhet më i madh se Kina!

Facebook nuk është lejuar të depërtojë në Kinë, por pas disa vitesh, rrjeti social mund të bëhet edhe më i madh se vetë shteti më i madh në botë.

Një postim i ri në blogun e Pingdom sugjeron se deri më 2016, Facebook mund të ketë më shumë “banorë” se sa Kina, për tu bërë më i populluar se çdo vend në botë.

Tri vite më parë, numri i anëtarëve në Facebook e pati kaluar numrin e banorëve të SHBA-së, si vendi i tretë më i madh në botë (natyrisht nëse rrjeti social do të ishte vendbanimi i këtyre njerëzve). Tani, pasi ka kaluar shifrën prej 1 miliardë anëtarëve, Facebook është shumë afër Indisë e cila ka rreth 1.2 miliardë njerëz.

Pingdom mendon se deri në 2016, Facebook mund të rritet mjaftueshëm sa për tu bërë më i madh se vendi më i populluar në botë – Kina, e cila ka më shumë se 1.3 miliardë banorë.

Pingdom thotë se bota ka mbi 2.4 miliardë përdorues të internetit në mbarë botën. Në fund të vitit 2013, 41.6 për qind e përdoruesve të internetit në botë ishin edhe në Facebook. / Telegrafi /