LAJMI I FUNDIT:

Facebook Messenger për iPhone mundëson thirrjet me zë

Facebook Messenger për iPhone mundëson thirrjet me zë

Facebook ka shtuar edhe një funksion të ri në aplikacionin e saj për iPhone– Facebook Messenger, të cilit tani i aka shtuar edhe mundësinë e realizimit të thirrjeve përmes rrjetit WiFi ose internetit në mobil.

Këtë funksion, Facebook fillimisht e ka vënë në dispozicion për platformën e Apple, iOS dhe atë vetëm në SHBA, mirëpo me siguri se ky nuk do të mbetet vendi i vetëm prej të cilit mund të përdoret aplikacioni i përditësuar.

Facebook Messenger për iPhone ka sjell versionin e ri 2.1.1 dje gjatë ditës, ndërsa thuhet se ky version ka bërë përmirësime të shumta në aplikacion, si për shembull: dërgimin e porosisë me zë, kur përdoruesit kanë më shumë për të thënë, thirrjen e miqve direkt nga aplikacioni, si dhe përmirësime tjera të dukshme.


Edhe pse nuk është dhënë asnjë datë për lansimin e këtij versioni të Facebook Messenger edhe për shtetet tjera ose sistemin operativ Android, një gjë e tillë pritet të ndodhë brenda javëve në vijim. / Telegrafi /