LAJMI I FUNDIT:

Facebook nuk i ndal sulmet ndaj SnapChat, lanson Messenger Day

Facebook nuk i ndal sulmet ndaj SnapChat, lanson Messenger Day

Komunikimi me mesazhe tekstuale është një mjet i 2010-ës. Snapchat me snap-et e tij është mënyra se si komunikojnë njerëzit në ditët e sotme. Kështu, duket që edhe Facebook dëshiron të zë hapin.

Instagram ishte e para që filloi të kopjojë Snapchat pasi krijimit të ‘Stories’ ku përdoruesit – njejtë si në Snapchat, mund të ngarkonin një foto ose video të shkurtë e cila do të zhdukej pas 24 orëve.


Tani, sipas raporteve të fundit, Facebook është duke testuar “Messenger Day” e cila poashtu funksionon ngjashëm me Snapchat Story.

Messenger Day tani për tani është lansuar vetëm në Poloni gjë që ka kuptim pasi që Snapchat nuk ka famë të madhe në këtë shtet.

Njejtë sikur në Snapchat, në aplikacionin e ri të Facebook ju mund të publikoni foto ose video të momentit që do të fshihen pas 24 orëve.

Facebook ka deklaruar zyrtarisht se Messenger Day është vetëm në fazën testuese në Poloni dhe ende nuk dihet nëse do të lansohet zyrtarisht në mbarë botën.