LAJMI I FUNDIT:

Facebook tani non-stop me live video!

Facebook tani non-stop me live video!

Facebook ka njoftuar më herët se është duke lëshuar aplikacionin Continuous Live Video API, që mundëson shfaqjen video në kohën reale.

Më parë rrjeti më i famshëm social ka lejuar shfaqjen e videove ‘live’ deri në 90 minuta, ndërkohë që tani kohëzgjatja e videove në kohë reale ka ndërruar për të mundësuar non-stop shfaqje.


Megjithatë, tani videot që shfaqen përmes Facebook nuk do të mund të kthehen mbrapa, ka bërë të ditur TechCrunch.

Facebook poashtu ka lajmëruar se videot ‘live’ do të pajisen me etiketë lokacioni dhe moshe, duke kategorizuar kështu grupet të cilat mund të shohin videot në bazë të regjionit dhe moshës.