LAJMI I FUNDIT:

Facebook at Work, shërbimi i ri me pagesë i dedikuar bizneseve

Facebook at Work, shërbimi i ri me pagesë i dedikuar bizneseve

Facebook at Work ka qenë në testim për disa kohë dhe sipas një raporti të fundit nga The Information thuhet se Facebook zyrtarisht do të nisë shërbimin e ri muajin e ardhshëm.

Versioni i ri i Facebook i fokusuar në biznes është i dizajnuar në atë mënyrë që Facebook t’i lejojë kompanitë të krijojnë versionin e rrjetit social me fokus në biznes për punonjësit e tyre.


Për momentin shërbimi thuhet se ka 5.25 milion përdorues të cilët kanë qenë duke e testuar, ndërsa  Facebook synon ta bëjë këtë shërbim me pagesë.

Bizneset e çdo madhësie mund ta përdorin shërbimin e ri të Facebook, duke paguar për përdorues.

Sipas raportit thuhet se algoritmi i shërbimit të ri të Facebook është i njëjtë veçse shërbimi është me pagesë dhe i dedikuar për biznesin.