LAJMI I FUNDIT:

Fadil Hoxha, president i Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare

Fadil Hoxha, president i Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur drejtuesit e ri të Odës.

President me mandat dyvjeçar, sikur e paresh edhe statuti, nëpërmes votimit të fshehur, është zgjedhur Fadil Hoxha, pronar i kompanisë “Jaha Company”.


Kundërkandidat i Hoxhws ishte edhe Agim Prokshi, ndërsa ish presidenti i OEGJK-së, Samir Krasniqi, ndonëse kishte mundësi rikandidimi edhe për një mandat, nuk ka kandiduar, duke u shprehur se dëshiron të krijojë hapësirë për anëtarët tjerë të Odës që ta drejtojnë atë.

Presidenti i ri i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare Hoxha, pas zgjedhjes së tij, u ka bërë thirrje anëtarëve që të jenë të hapur, të diskutojnë bashkërisht problemet me të cilat ballafaqohen dhe bashkërisht t’i shtyjnë ato drejt zgjedhjes.