LAJMI I FUNDIT:

“Fajdexhinj” me marrëveshje

“Fajdexhinj” me marrëveshje

Në Kosovë bankat komerciale i caktojnë normat e interesit me marrëveshje. Shumë afër këtij konstatimi ishte Osman Ejupi, para se t'i përfundonte mandati si kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Por, rezultatet e hetimit që kishte filluar më shumë se një vit, institucioni që ai drejtonte nuk u bënë publike asnjëherë.

Sipas Osman Ejupit, indikacionet preliminare të hetimeve që janë zhvilluar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) për bankat kanë rezultuar se në veçanti bankat me kapital të huaj kanë marrëveshje të fshehura në mes vete për aplikimin e normave të interesit për kredi.

“Më skadoi mandati dhe për çudi asnjë rregullator deri më tash nuk e ka hequr kryetarin në momentin që t’i skadojë mandati, por deri në momentin kur zgjidhet tjetri, apo rizgjidhet, shkruan Tribuna.

Tash nuk e di se deri ku kanë shkuar ato hetime dhe pse nuk është hartuar raporti”, ka thënë Osmani. Ish-kryetari i AKK-së, tash profesor në Kolegjin “Viktoria”, është i bindur se bankat nuk janë të pastra në punën që bëjnë. “Kanë pasur dhe i kanë (bankat) edhe më tutje kamatat për kredit dhe produktet e ngjashme”, pohon Ejupi, pozita e të cilit në AKK ka mbetur e zbrazët tash e 15 muaj. /Telegrafi/