LAJMI I FUNDIT:

Fajon: Do të angazhohem për demarkacionin, lajme të mira për Kosovën

Fajon: Do të angazhohem për demarkacionin, lajme të mira për Kosovën

Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë se do të përpiqet që të zgjidh problemin e demarkacionit të të kufirit me Malin e Zi.

Ajo ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët.

“Në këtë frymë do të bëjë gjithçka që është në fuqinë time për të adresuar çështjet që kanë mbetur të hapura. Unë jam optimiste se do të arrijmë që të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët e përfshira në këtë proces” ka thënë Fajon.

Fajon ka thënë se pret që t’i japë sërish lajme të mira Kosovës.

“Vetëm para një jave unë jam kthyer nga Kosova nga takimi historik për MSA-në dhe shpresoj që së shpejti të kthehem sërish atje me disa lajme të pozitive. Ky hap do të thellojë edhe më shumë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të cilat janë intensifikuar prej hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit”, ka thënë Fajon.

Fajon ka folur edhe për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin vizave për Kosovën.

Ajo ka thënë se ky veprim është një afrim më i madh i Kosovës me Bashkimin Evropian.

Sipas saj, më këtë vendim nuk do të përfitojnë vetëm qytetaret, porse përfitimet do të jenë të fushave të ndryshme duke u nisur nga ato ekonomike, kulture dhe të tjera, raporton “zeri.info”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori