LAJMI I FUNDIT:

Faktor i ri për kancerin në lukth

Faktor i ri për kancerin në lukth

Shtimi i pashpjegueshëm i rasteve të kancerit të lukthit i ka nxitur shkencëtarët të bëjnë thirrje për më shumë studime.

Kanceri i lukthit është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, dhe renditet i dyti mes kancereve me të paktën 800.000 vdekje në vit në të gjithë botën.

Me vite të tëra studiuesit janë përpjekur të gjejnë qoftë edhe një shkak të vetëm për kancerin në stomak.

Në Azi, pjesë të Amerikës së Jugut, Rusi dhe vendet tjera të ish-bllokut sovjetik, ekspertët mendojnë se konsumimi i ushqimeve të kripura dhe atyre të ruajtura për një kohë të gjatë në frigorifer, mund të kenë lidhje me kancerin në stomak.

Shumë studime sugjerojnë gjithashtu se ulcera ose polipet mund të nxisin rritjen e qelizave të kancerit.

Dr Charles Rabin dhe shkencëtarë të tjerë të Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA shqyrtuan ritmet e kancerit gastrik gjatë tri dekadave të fundit midis një grupi të madh të amerikanëve nga mosha 25 në 84 vjeç. Kanceri gastrik prek pjesën e sipërme të stomakut.

Të dhënat e tyre konfirmuan se rastet me kancer gastrik ishin pakësuar, por me një përjashtim; mes të rinjve të racës së bardhë rastet e këtij kanceri ishin në rritje. Kjo rritje ishte e paparashikuar për shkencëtarët, prandaj tani ata thonë se për kancerin në stomak duket se ekziston një faktor i ri rreziku, që ende nuk është identifikuar. Ndër rezultatet e befasuese ishte edhe një shtim prej 3 për qind i rasteve jo gastrike që prekin pjesën e poshtme të stomakut.

Shkencëtarët thonë se ky lloj kanceri shpesh fillon me një infeksion i shkaktuar nga bakteri Heliko-bakter Pylori, i njohur ndryshe edhe si H-Pylory. Tani për tani, shkencëtarët thonë se shtimi i rasteve të kancerit mes të rinjve të bardhë mund të jetë pasojë e një shkaktari të ri ose e ndonjë ndryshim në bakterin H-Pylori. Kjo rritje e mistershme e kancerit të stomakut i shtyn shkencëtarët bëjnë thirrje për më shumë studime. /VoA/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori