LAJMI I FUNDIT:

Falimenton “Trafiku Urban”?

Falimenton “Trafiku Urban”?

Komuna e Prishtinës ka filluar t’u gjejë vendin parave që nuk ka mund t’i shfrytëzojë vitin e kaluar. Bordi i Drejtorëve i Komunës ka ndarë dy milionë euro për blerjen e autobusëve të ri në kryeqytet. Mirëpo, autobusët e ri nuk pritet t’i ‘gëzojë’ ndërmarrja e tanishme Komunale, “Trafiku Urban”, e cila pritet të shkojë në falimentim për shkak të borxheve të mëdha.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se autobusët e blerë do t’i dedikohen një kompanie inekzistente tash për tash, por që pritet të themelohet nga komuna e Prishtinës. Këtë fakt nuk e mohon as Drejtori i Shërbimeve Publike, Agim Gashi.

“Nuk mund të jap informata më shumë ngase nuk e kemi trajtuar në detaje atë problem. Mirëpo, si do që të jetë edhe nëse do të jetë ndërmarrje e re ajo do të quhet Ndërmarrja Komunale “Trafiku Urban””, është shprehur Gashi, shkruan “Tribuna”. /Telegrafi/