LAJMI I FUNDIT:

Fama udhëheq Anxhela Martinin?

Fama udhëheq Anxhela Martinin?

Anxhela Martini është e gatshme të bëjë gjithçka për të ruajtur dhe për të shtuar famën e saj, thotë ish-i dashuri i saj, futbollisti Pajtim Kasami.

Vetëm ditë më parë është bërë publike lidhja e re e modeles së njohur shqiptare me multimilionerin Tim Vögele. Por, mediat zvicerane nuk kanë qëndruar të heshtura për të hulumtuar të kaluarën dhe për të nxjerrë në pah urinë e saj për famë pikërisht nga një ish-i dashur i saj, futbollisti shqiptaro-zviceran Pajtim Kasami.

“Anxhela bën gjithçka për t’u bërë e famshme. Ajo i pëlqen meshkujt e suksesshëm, pa dallim nëse janë të rinj, të moçëm, të bukur, të shëmtuar, të zinj apo të bardhë. Kapitali i saj, është pamja e bukur. Ajo është sipërfaqësore”, ka thënë Kasami në një intervistë për Blick.


I pyetur nëse këto fjalë vijnë nga ndjenja e xhelozisë, pasi është braktisur nga bukuroshja, lojtari i skuadrës angleze Fulham thotë: “Ky kapitull është i mbyllur për mua. Unë shpresoj që Anxhela të jetë e lumtur me atë çfarë po bën”.

Tim Vögele, më i riu në krah të bukuroshes shqiptare, është trashëgimtar i një kompanie të madhe tekstili, pasuria e të cilit vlerësohet në mes të 400 dhe 500 milionë eurove. /Telegrafi/

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Pajtim Kasami

Modelja dhe stilistja shqiptare, Anxhela Martini

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori