LAJMI I FUNDIT:

Familja Berisha nga Kamenica qe 10 vjet pa energji elektrike (Video)

Familja Berisha nga Kamenica qe 10 vjet pa energji elektrike (Video)

Është një familje në Kosovë që jeton që një dekadë pa energji elektrike, njofton Klan Kosova.

Që kur dikush i vodhi shtyllat e përçuesve familja Berisha në Sfircë të Kamenicës mbeti pa rrymë.

Familja jeton në errësirë, kurse pajisjet elektrike tash e 10 vjet kanë mbetur të pa aktivizuara.

Mungesa e infrastrukturës ka bërë që këtë fshat ta braktisin shumë banorë. Nga 96 familje sa kishte fshati, tash aty kanë ngelur tri sosh.

Komuna po shpreson që me ndërtimin e pikës së re kufitare do ta zgjidhin këtë problem.