LAJMI I FUNDIT:

“Fat të jetosh në epokën Messi”

“Fat të jetosh në epokën Messi”

Të shkruash për një lojtar si Lionel Messi, vërtet është shumë e vështirë, po them kështu sepse dihet fare mirë së është më se e vështirë të gjendet ndonjë epitet i mirë për të, pasi që i ka marrë të gjitha ato epitete. Është e paimagjinueshme se çfarë bën ai njeri në fushën e sportit më të popullarizuar në botë. Të shënosh brenda një viti kalendarik 90 gola është diçka e pabesueshme.

Shkruan: Leutrim Ajeti

Po t’i tregosh dikujt që shumë pak e njeh futbollin se një lojtar brenda një viti ka shënuar 90 gola, atëherë sigurisht se nuk do të besonte. Do t’i dukej si diçka absurde dhe e paarritshme, po si mos t’i duket, por ai që ka parë lojërat e “jashtëtokësorit” edhe nëse nuk është tifoz i Barcelonës, edhe nëse është tifoz i një kundërshtari të madh të Barcelonës do t’i përulet njeriut që po mahnit futbolldashësit.


Në asnjë mënyrë nuk dua të tingëlloj si subjektiv, por vërtet Messi e meriton çdo lëvdatë. Më e mira e gjithë këtyre është edhe një fakt që “pleshti” është një njeri shumë modest, e mbi të gjitha shumë njerëzor. Tri herë është zgjedhur lojtari më i mirë në botë, shumë afër për t’u zgjedhur edhe për të katërtën herë, asnjëherë Messin nuk e kemi parë duke dalë nga vetja në fushën e lojës, thjeshtë i pangopur me sukseset e tij.

Kur them është modest, atëherë sigurisht se na kujtohen rastet kur Messi shënon e asiston pareshtur dhe të gjithë ekspertët e analistët e ngrenë në “qiellin e shtatë”, ai më modestinë më të madhe nëpër konferencat për shtyp deklaron se “Këto që po i bëj janë meritat e bashkëlojtarëve të mi” deklaron se “Topin e Artë e meriton Andres Iniesta”, a ka më mirë se sa të kesh një sportist kaq me vlera në ditët e sotme, ku është shembulli më i mirë për fëmijët anembanë botës.

Në këto vite kur po shijojmë “magjitë” e “magjistarit” Messi, duhet të pajtohemi që vërtet jemi me fat që jetojmë në këtë kohë, duke përjetuar spektaklet që na i dhuron ky njëri që vetëm ai di t’i bëjë. Mbi të gjitha kemi se çfarë t’ju tregojmë pasardhësve tanë, sepse po jetojmë në epokën e mbretit Lionel Messi.

(Autori është i diplomuar në gazetari (bachelor) duke vijuar studimet master)

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori