LAJMI I FUNDIT:

Fati i Brezovicës vendoset nesër në orën 12:00, Kosova e ka planin B (Video)

Fati i Brezovicës vendoset nesër në orën 12:00, Kosova e ka planin B (Video)

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në përfundim të afatit të privatizimit apo dështimit të Brezovicës.

Deri në mesditën e së hënës, konsorciumi francez nuk ka dhënë ndonjë detaj se a ka arritur t’i gjejë paratë që janë garancia kryesore për t’u kryer procesi i privatizimit, raporton KTV.


Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, thotë se nëse deri të martën në orën 12 nuk sillet asnjë dokument nga konsorciumi, i gjithë procesi kthehet në pikën zero.

Po që se ndodh e kundërta, Bajrami ka deklaruar se komisioni i formuar nga kjo ministri brenda 10 ditësh do të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin dhe pastaj të merret vendimi final.

Ajo ka thënë se institucionet kanë planin B për këtë aset.

Por, për realizimin e tij duhet të hyjë në fuqi Ligji për Investimet Strategjike.

Në komunikimin e fundit me përfaqësuesit e konsorciumit, ata kanë deklaruar se kanë hasur në probleme të bindjes së investitorëve për t’u bashkuar në këtë investim, për shkak të frikës nga situata politike në vend.

Të njëjtit po ashtu nuk e kishin përjashtuar mundësinë e ndikimin të Serbisë tek investitorët, për të mos hyrë në investim.

Kësaj të fundit iu bashkuan edhe ministrat serbë të koalicionit qeverisës në Kosovë, të cilët nuk ishin fare të gatshëm që projekti të kryhej me sukses.