LAJMI I FUNDIT:

FBI arreston njeriun që “donte të vriste Barack Obamën”

FBI arreston njeriun që “donte të vriste Barack Obamën”

Agjentët e FBI-së, kanë arrestuar në Masaçusets një burrë, 48 vjeç, i quajtur Joseph Gargiulo, i cili ka kërcënuar të vrasë presidentin Barack Obama dhe të sulmojë xhamitë dhe stacionet e policisë.

Në shtëpinë e tij, janë gjetur një arsenal armësh dhe dokumente kërcënuese dhe dhune kundër myslimanëve.

Lajmi, i cili bëhet i ditur nga mediat amerikane, saktësojnë që gjithçka u zbulua gjatë një seance gjyqësore ndaj të dyshuarit, i akuzuar për zotërim të paligjshëm të armëve dhe municioneve, përcjell GSH.

Burri ndodhej në gjykatë edhe për shkelje të detyrimeve të vendosura nga gjykatësi pas denoncimit të ish-gruas. Kjo e fundit i kishte thënë FBI-së se ishte e shqetësuar nga fakti që ish-bashkëshorti po grumbullonte armë dhe ushqime dhe kërcënonte se do të vendoste bomba në stacione policore, duke i vrarë këta të fundit.

Një mik i tij u ka treguar hetuesve se Gargiulo i kishte thënë se kishte ndër mend të sulmonte xhamitë dhe që donte të vriste Obamën ndërsa ai do të ishte duke luajtur golf në Martha Vineyard, aty ku kaloi pushimet e tij të fundit.