LAJMI I FUNDIT:

Fëmija që po hante banane, u tmerrua nga merimanga që i doli brenda (Video)

Fëmija që po hante banane, u tmerrua nga merimanga që i doli brenda (Video)

Kiersta Rhea nga Shtetet e Bashkuara, e ka filmuar momentin kur nga banania që po e hante djali i saj doli një merimangë.

Në videon e postuar më poshtë, shihet një pjesë e pemës që është lënë në tavolinë, si dhe insekti që largohet, transmeton Telegrafi.


Fëmija i saj i cili ka qenë duke ngrënë i qetë, fillon të qajë i frikësuar nga ajo që ndodhi.

“Një nga frikët e mia më të mëdha, sapo u bë realitet. Që të mos iu ndodhë edhe juve, qërojeni tërë bananen dhe priteni në mes”, ka shkruar ajo në Facebook.

Insekti që u gjet në këto pemë të importuara nga Guatemala, nuk besohet të ketë qenë helmues. /Telegrafi/