LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët dhe kujdesi për respektimin e të drejtave të tyre

Me rastin e 1 qershorit, shënimit të ditës ndërkombëtare të fëmijëve, duhet pasur parasysh, se të drejtat e fëmijëve janë të drejta elementare të cilave duhet dhënë rëndësi në sistemin e vlerave juridike në sistemin ligjor të vendit. Këto të drejta janë të garantuar edhe me Konventen mbi të drejtat e fëmijëve të miratuar nga Asambleja e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më 20 nëntor të vitit 1989. Republika e Kosovës e ka të përfshirë drejtpërsëdrejti këtë Konventë në Kushtetutën e vitit 2008

Aspekti ndërkombëtar i garantimit të të drejtave të fëmijëve

Referuar Preambulës së Konventës mbi të drejtat e fëmijës, të 20 nëntorit 1989, e vërejmë se kjo Konventë është e mbështetur mbi bazën e tri vlerave të njohura botërisht, si: liria, drejtësia dhe paqja, ku përmes këtyre vlerave i jep një vlerë të veçantë këtij akti të rëndësishëm ndërkombëtar (shih Preambulën, veçanërisht dy paragrafët e pare të Konventës mbi të drejtat e fëmijës, të miratuara nga Asambleja e përgjithshme Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më 20 nëntor 1989).

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës u miratua më 20 nëntor të vitit 1989 dhe më pas u aprovuan deklarata të shumta, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve. Megjithatë, përkundër dokumenteve të rëndësishme ndërkombëtare, ndodh shumë shpesh që fëmijët të jenë viktima të formave të ndryshme të dhunës, të konflikteve të armatosura dhe të formave të ndryshme të eksploatimit.

Të drejtat themelore, të cilat njëherësh janë edhe bazë e kësaj Konvente janë të drejta, pa të cilat nuk mund të realizohen as të drejtat e tjera të fëmijëve. Këto të drejta themelore janë: e drejta për të jetuar, për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar; e drejta për të mos qenë i diskriminuar; e drejta për të respektuar interesin më të mirë të fëmijës dhe e drejta për të respektuar mendimin e fëmijës.

Konventa përbëhet nga 54 nene dhe nga të gjitha llojet e të drejtave të njeriut të ndërthurura në mes vete, të cilat nuk mund të ndahen në të drejta me më shumë ose me më pak rëndësi – sepse, ato së bashku formojnë një tërësi të rëndësishme. Të drejtat nga Konventa mund të ndahen në të drejta të cilat janë obliguese për shtet në tërë botën, të drejta personale dhe të drejta për përkujdesje, por në nenin 5 theksohen të drejtat dhe obligimet e prindit, i cili ka për detyrë t’i informojë fëmijët e tij për këto të drejta (shih nenin 5 të Konventës mbi të drejtat e fëmijës, të vitit 1989, i cili thotë: shtetet palë respektojnë përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat që kanë prindërit ose, sipas rastit, anëtarët e familjes së zgjeruar ose të bashkësisë, siç parashikohet nga zakoni i vendit, kujdestarët ose persona të tjerë ligjërisht përgjegjës për fëmijën, për t’i dhënë këtij, në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij, drejtimin dhe udhëheqjen e duhur për ushtrimin e të drejtave që i njeh atij kjo Konventë).

Garantimi i të drejtave të fëmijëve me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Sa i përket zbatimit të marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare, Republika e Kosovës në mesin e tetë akteve ndërkombëtare që ka përfshirë drejtpërsëdrejti në Kushtetutën e vitit 2008 ka të përfshirë edhe Konventën mbi të drejtat e fëmijës të vitit 1989 (shih nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të vitit 2008, ku thuhet se: Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike. Këto akte të cilat përfshihen në Kushtetutë dhe zbatohen drejtpërsëdrejti janë: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut; Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj; Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj; Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare; Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor; Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas; Konventa për të Drejtat e Fëmijës; Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese).

Në këtë aspekt Republika e Kosovës përmes Kushtetutës së saj ka përmbushur një standard ndërkombëtar duke e përfshirë zbatimin e drejtpërdrejtë të Konventës mbi të drejtat e fëmijës, por se sa po ka zbatim kjo Konventë tek ne, kjo është një çështje shumë diskutuese, sepse po që se i referohemi rasteve praktike me të cilat ballafaqohemi për çdo ditë, e vërejmë se ekzistojnë ende shumë mënyra të keqpërdorimit të fëmijëve, e sidomos mohimit (mos respektimit) të drejtave të tyre, si p.sh. ne shohim për çdo ditë fëmijë të moshës 5 – 6 vjeçare duke bredhur rrugës të zhveshur, duke kërkuar lëmosh, duke mos vijuar shkollimin, e shumë raste të tjera nga më të ndryshmet, ku ata privohen nga të drejtat e tyre elementare.

Të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtja e tyre sfidë kombëtare dhe ndërkombëtare

Më 20 nëntor të këtij viti bëhen 22 vite që kur është miratuar Konventa mbi të drejtat e fëmijës, akt përmes të cilit u shënua një e arritur shumë e madhe, se për herë të parë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, po mbroheshin të drejtat e fëmijëve në mënyrë të veçantë.

Ndërsa shikuar statistikat e ndryshme të disa organizatave me renome botërore që merren me të drejtat dhe lirit themelore të njeriut e vërejmë se trajtimi dhe mbrojtja e fëmijëve në nivel global është mjaft e vështirësuar dhe e përcjellë me lloj-lloj keqpërdorimesh dhe abuzimesh (shih statistikat e UNICEFI-it, ku çdo vit, 200,000 fëmijë anembanë botës bëhen viktima të trafikimit me qenie njerëzore, kurse numri i këtyre viktimave, fatkeqësisht, për çdo vit, po bëhet gjithnjë e më i madh. Trafikimi i fëmijëve, i cili konsiderohet si një nga krimet më të rënda, është problem me të cilin ballafaqohen të gjitha vendet e botës. Këta fëmijë janë viktima potenciale të trafikantëve të paskrupullt me qenie njerëzore dhe zakonisht detyrohen të bëhen lypës nëpër rrugë. Sipas vlerësimit të ekspertëve, pas trafikimit me narkotikë dhe me armë, trafikimi i njerëzve është aktiviteti i tretë kriminal me radhë, i cili sjell profite të mëdha. Në disa pjesë të botës, situata është akoma më e keqe. Në Azi, çdo njëmbëdhjetë sekonda, vdes një fëmijë nga uria. Çdo vit, më shumë se 10 milionë fëmijë vdesin kryesisht nga sëmundjet, të cilat mund të parandalohen, siç janë për shembull, pneumonia ose fruthi. Një numër i konsiderueshëm i fëmijëve vdes edhe nga infektimi me HIV, po ashtu dhe nga luftërat).

Prandaj, përpos organizimeve për ta shënuar ditën ndërkombëtare të fëmijëve 1 qershorin, duhet pasur parasysh se çfarë po bëjmë për fëmijët tonë, sa po kujdesemi, a po ua njohim të drejtat e tyre të garantuara edhe ndërkombëtarisht dhe sistemi ynë ligjor a i mbron drejtë të drejtat e fëmijëve. Konventa për të Drejtat e Fëmijës ekziston, por fatkeqësisht ajo nuk respektohet gjithkund dhe nuk respektohet ashtu siç duhet. Ne të gjithë duhet të bëjmë çmos që t’i respektojmë të drejtat e çdo fëmije në Kosovë ashtu siç duhet.

(Autori është asistent në Katedrën e shkencave Kushtetuese – Administrative në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës)

Në trend

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Kalo në kategori