LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e çerdhes “11 tetori” ende të pa sistemuar, objekti i dëmtuar nga tërmeti

Fëmijët e çerdhes “11 tetori” ende të pa sistemuar, objekti i dëmtuar nga tërmeti

Prindërit e fëmijëve që janë të regjistruar në çerdhen “11 Tetori”, shprehen të revoltuar pasi ende nuk është gjetur një zgjidhje se ku do të qëndrojnë përderisa rinovohet objekti i cili pas tërmetit u mbyll shkaku i dëmtimeve.

Nga Ministria për Punë dhe Politike Sociale thonë pwr Poralb se tani më është zgjedhur firma që do të bëjë sanimin e dëmeve në këtë çerdhe dhe se punimet pritet të fillojnë javën e ardhshme.


“Ne si ministri kemi marrë gjitha hapat e duhur që janë nën kompetencat tona për të rregulluar objektin e çerdhes në fjalë, e cila pësoi dëme gjatë tërmetit. Në ndërkohë përderisa të rregullohet objekti, fëmijët do të ndahen në dy çerdhet që janë po në këtë lagje, dhe shpresojmë që punimet do të fillojnë qysh javës që vjen”, thonë nga MPPS.

Nga ana tjetër prindërit ankohen se sanimet në këtë çerdhe duheshin të bëhen më herët, sipas tyre edhe para tërmetit ky objekt nuk kishte kushte të mira për të funksionuar.

Çerdhja 11 tetori 1

“Kushtet nuk ishin të mira edhe para tërmetit, po nuk kishim zgjidhje tjetër, kurse tërmeti e shkatërroi. Po të bëheshin sanime më herët nuk do të bëhej objekti në këtë gjendje tani”, tha një prind.

“Ne vazhdimisht ankoheshim dhe postonim fotografi se në çfarë kushtesh punon kjo çerdhe, por askush nuk reagoi”, thotë një prind tjetër.

“Fëmijët kanë ngel askund, ne prindërit jemi në punë, kurse ata ende nuk janë sistemuar në ndonjë hapësirë tjetër, kjo është e tmerrshme”, tha një prind.

Çerdhja 11 tetori 2

Kurse pas vizitës dhe analizës së bërë nga Enti Seizmiologjik është vërtetuar se objekti I çerdhes ka pësuar dëme serioze nga tërmeti dhe është kërkuar të mbyllet dhe të intervenohet në sanimin e tyre.

Çerdhja 11 tetori

Ndërkaq para rreth një viti, prindërit reaguan kundër mënyrës së funksionimit të çerdhes në Komunën Butel dhe kërkuan nga organet kompetente të ndërmarrin masa të menjëhershme në këtë drejtim, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori