Festimet për pavarësinë e Kosovës u zhvilluan edhe në Komunën e Hanit të Elezit. Kësaj feste i prinë me këngë e valle fëmijët e shkollës fillore “Ilaz Thaçi” të cilët performuan para prindërve, përfaqësuesve të Komunës së Hanit të Elezit si dhe përfaqësuesve të fabrikës për prodhimin e çimentos SharrCem. Këta të fundit, financuan manifestimin dhe dhuruan shumë shpërblime për nxënësit më të mirë.
Edhe në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” të Hanit të Elezit u festua përvjetori i pestë i pavarësisë së Kosovës. Të premten me 15 shkurt fëmijët e kësaj shkolle, të drejtuar nga mësimdhënësit e tyre kishin pregaditur një program me këngë, valle, poezi e prozë për hir të 5 vjetorit të Kosovës. Në manifestim ishin të pranishëm prindërit e fëmijëve, qytetarët e Hanit të Elezit, përfaqësues të Komunës dhe përfaqësues të fabrikës për prodhimin e çimentos SharrCem, të cilët organizuan një garë shkollore për fëmijë si dhe financuan manifestimin. Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Muzafer Ndernjani, falenderoi SharrCemin për përkrahje të vazhdueshme të të gjitha aktiviteteve të komunës të cilën ai e udhëheq dhe me këtë rast ndau një mirënjohje për kompaninë në fjalë.
“Ndihemi krenar që kemi mundësi sadopak të kontribuojmë në gëzimin e fëmijëve të Komunës së Hanit të Elezit me rastin e 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. SharrCem është e përkushtuar që të kontribuoj në komunitetin ku vepron, sepse është kompani vendore që ka për qëllim të kujdeset per komunitetin” – u shpreh ndër të tjera Gëzim Vlashi përfaqësues i SharrCem, gjatë pranimit të mirënjohjes.
Ata që iu gëzuan më së shumti kësaj dite ishin fituesit e garës shkollore të organizuar dhe financuar nga SharrCem. “Unë ndihem shumë e lumtur që me dijeninë time pata mundësinë të fitoj iPad. Tash e tutje do të mësoj edhe më shumë, ndërsa iPadin do ta shfrytëzoj së bashku me anëtarët e familjes time” – u shpreh Albina Shkreta fituesja e vendit të parë në kategorinë e klasave VII-IX. Ndërsa fituesja 8 vjeçare, Fortesa Suma, tha se ndihet shumë e lumtur që ka fituar biciklete dhe se mezi pret që të dal pranvera që ta ngas atë.
Gjatë manifestimit u dhuran edhe shumë shpërblime të tjera si Llaptop, Play Station, iPod, Bicikletë, top futbolli, e të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën