LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët në Kosovë përjetojnë herët gjërat që nuk janë për ta

Fëmijët në Kosovë përjetojnë herët gjërat që nuk janë për ta

Kosova është shteti që investon më së paku në rajon në edukimin dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, ndërsa përvojat e tyre të hershme të jetesës janë të dëmshme për ta. Kështu u vlerësua në një konferencë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, të organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF.

Laila Omar Gad, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, ka thënë se fëmijët janë dhe duhet të jenë prioritet për të gjithë, duke i quajtur “e ardhmja dhe pasuria më e madhe e vendit”. Omar Gad ka pohuar se secili fëmijë duhet të ketë mundësi t’i zhvillojë potencialet e veta.

“Edukimi kap 16 për qind të shpenzimeve qeveritare. Sipas të dhënave të vitit 2011, është një proporcion konservator, duke e ditur numrin e nxënësve në shkolla. Në shëndetësi, shpenzimet e Kosovës janë më të ulëtat në rajon. E njëjta vlen edhe për shpenzimet për mbrojtjen sociale”, ka thënë ajo.

Omar Gad ndër të tjera ka theksuar se fëmijët në Kosovë janë të lënë anash dhe se më së shumti kujdes duhet pasur me ata të sapolindurit e deri në moshën gjashtëvjeçare. Kjo moshë konsiderohet si themeli i ndërtimit të tyre.

“Shumë fëmijë në Kosovë janë lënë anash. Përvojat e tyre të hershme të jetesës janë të dëmshme, ndërsa fëmijët e komuniteti RAE kanë mundësi të pakta krahasuar me moshatarët e tyre”, ka thënë ajo, transmeton KP.

Ndërsa, kryetarja e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Hamijet Dedolli, ka thënë se qëllim kanë që të mbrojnë fëmijët, duke vënë në pah, para Qeverisë dhe të tjerëve, shkeljet drastike të të drejtave të njeriut.

“Të drejtat e fëmijëve janë të garantuara me ligj në Kosovë, por fatkeqësisht ato ligje nuk implementohen si duhet. Ne të gjithë, edhe si qytetarë, edhe si profesionistë, nuk guxojmë të mbesim të shurdhër dhe të verbër para dukurive negative, por duhet të reagojmë”, ka thënë ajo.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF ka prezantuar një raport me qëndrimet e tyre për të drejtat e fëmijëve. Në këtë raport të titulluar “Kush flet për mua” flitet për strehimin familjarë të tyre, për adoptimin e tyre, varfërinë e fëmijëve, riatdhesimin, të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, fëmijët e shfrytëzuar në situatë rruge, si dhe regjistrimin civil të fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori