LAJMI I FUNDIT:

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip
amorous Couple on grey background

Rreth ditës së 14 të ciklit kur pjelloria është në kulm, femrat janë më të prira për të bërë zgjedhje të gabuara.

Shkencëtarët britanikë pohojnë se femrat duhet t’i planifikojnë takimet në bazë të cikleve të tyre menstruale.


Ne fakt, femrat në ditët para menstruacioneve, gjatë tyre dhe disa ditë më pas, janë në një kaos total hormonal, gjë që ndikon në vlerësime, vendime, e madje edhe në kriteret për zgjedhjen e partnerit.

Cikli menstrual nuk ndikon vetëm në disponim ose në dukje fizike, por edhe në faktin se si do t’ju pëlqejnë meshkujt, se çfarë do të vishnit, transmeton Telegrafi.

de4339889d73b5170b5dcdd2a3713b77

Shkencëtarët pohojnë se erupsioni hormonal që ndodh në organizëm gjatë ciklit krejtësisht e ndryshon femrën.

Ata kanë dëshmuar që zgjedhjet e partnerëve potencialë janë më të këqijat gjatë ovulacionit, sepse rreth ditës së 14 të ciklit kur pjelloria është në kulm, femrat janë më të prira për të bërë zgjedhje të gabuara.

Atëherë ju duken tërheqës “djemtë e këqij”, e jo ata që janë të besueshëm, ndërsa një eksperiment ka dëshmuar që femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “madho” tip.

Gjithashtu, në atë kohë femrat vishen në mënyrë më provokuese dhe vendosin më shumë stoli, derisa vajzat dhe femra të cilat janë në fazën e ciklit janë më të qeta dhe më të vendosura, vlerësojnë më mirë karakteret dhe mbështeten më shumë në intuitë dhe në shqisat e tyre.

Por gjatë ciklit zërin e kanë shumë më pak tërheqës, në fakt më të çjerrët, ndërsa një hulumtim ka zbuluar se ato ngjyra të zërit u pëlqejnë më së paku meshkujve, gjë që është pasojë e hormoneve. /Telegrafi/