LAJMI I FUNDIT:

Femrat, rënkime dhe të bërtitura më shumë se partnerët e tyre gjatë seksit

Femrat, rënkime dhe të bërtitura më shumë se partnerët e tyre gjatë seksit

Femrat bëjnë më shumë zhurmë gjatë seksit nëse janë duke tradhtuar partnerin me dikë tjetër.

Në një sondazh të ri, 88 përqind e femrave e pranojnë se janë më të zhurmshme se partnerët e tyre gjatë seksit. Ndërsa 64 përqind e meshkujve e konfirmojnë se partnerja e tyre është më e zhurmshme gjatë seksit.

Nga ana tjetër, edhe burrat nuk ngurojnë të pranojnë se kënaqen më shumë kur partnerja rënkon gjatë. Shtatë nga dhjetë meshkuj thonë se u pëlqen kur partnerja bën zhurmë. Ndërsa 62 përqind e femrave thonë se u pëlqen kur meshkujt bëjnë zhurma gjatë seksit.

65 përqind e meshkujve dhe 63 përqind e femrave thonë se kanë dëgjuar çiftet e tjera teksa bëjnë seks.

Edhe pse 2 në 3 gra pranuan se shpesh herë e teprojnë në të bërtitura me qëllim që të ndihmojnë partnerët të arrijnë më shpejt në orgazmë, 71% e tyre deklaroi se rënkojnë vërtet.

Sipas studimit të botuar në Arkivat e Sjelljes Seksuale, 92% e të anketuarëve beson se të bërtiturat gjatë seksit ngrenë psikologjinë e partnerit, ndërsa 87% e tyre janë të zhurmshëm pikërisht për këtë arsye.

Sipas të njëjtit studim gratë ndiejnë kënaqësi më të madhe kur partneri i tyre erotik shpreh me zë të lartë kënaqësinë e vet.

Gjithashtu ka dhe një shpjegim shkencor lidhur me ndërtimin e gjinisë femërore. Fakti që mbaresat nervore përreth klitorit janë më të theksuara se ato në zonën përreth penisit të mashkullit, i bën femrat të përjetojnë orgazma të shumëfishta e të fuqishme.

Shkencëtarët thonë se nuk ka asnjë arsye se përse femrat duhet të bëjnë më shumë zhurmë se meshkujt gjatë seksit. /Telegrafi

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori