LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Kagawa ka nevojë për kohë

Ferguson: Kagawa ka nevojë për kohë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i bindur se Shinji Kagawa ende ka hapësirë të përmirësohet dhe ta dëshmojë veten.

Ferguson beson se 23-vjeçari do të fillojë të tregojë vlerat e veta pasi të ketë kaluar një sezon të plotë në Old Trafford.

“Ai vjen nga një ambient që është krejtësisht ndryshe. Mendoj se dallimi në mes të futbollit gjerman dhe atij anglez është dëshmuar. Në Gjermani ju nuk mund të faulloni. Është faull pas faulli”.


“Liga Premier është krejtësisht ndryshe pasi ka kontakt fizik në lojën tonë dhe është ndryshe ndaj Gjermanisë por, vitin tjetër, ai do t’ia dalë më mirë”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/