LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli dhe Hajvalia vazhdojnë luftën për titull

Feronikeli dhe Hajvalia vazhdojnë luftën për titull

Feronikeli, Hajvalia dhe Drita shënuan fitore si vendas, ndërsa Istogu dhe Prishtina morën pikët e plota si mysafirë të Lirisë, gjegjësisht Drenicës.

Feronikeli ka bërë një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll. Drenasit triumfuan me rezultat 3-1 kundër skuadrës pejane të Besës.


Diar Miftaraj (39’) kaloi në epërsi skuadrën e Feronikelit nga pika e bardhë. Por, Mark Milicaj (51’) u përkujdes për të barazuar rezultatin nga goditja e dënimit prej rreth 35 metrave. Në vazhdim kampioni i Kosovës realizoi edhe dy gola. Fillimisht, Mendurim Hoti (56’) shënoi gol me kokë nga afërsia e portës, ndërsa Përparim Livoreka (87’) mbylli ndeshjen dhe siguroi fitoren e Feronikelit, 3-1, raporton Telegrafi.

Edhe pretendenti tjetër për titull, Hajvalia ka shënuar fitore me rezultat 1-0. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Sergio Da Luiz (21’).

Fitore të madhe në luftën për mbijetesë shënoi skuadra e Dritës kundër Vushtrrisë. Gjilanasit triumfuan me rezultat 3-1. Golat për Dritën shënuan Alban Shillova (13’, 54’) dhe Shqipërim Kelmendi (56’). Golin e vetëm për vushtrriasit e shënoi Daut Maxhuni (38’).

Liria para shikuesve të vet ka pësuar humbje me rezultat minimal prej 1-0 kundër Istogut. Kur pritej që ndeshja të përfundonte pa gola, ishte Besmir Fetahu (85’), ai i cili u përkujdes për fitoren e mysafirëve të Istogut.

Pothuajse e njëjta gjë ndodhi edhe në stadiumin “Bajram Aliu” të Drenicës. Kjo e fundit pësoi humbje me rezultat 1-0 kundër skuadrës së Prishtinës. Golin e fitores për prishtinasit e shënoi në të 90-tën minutë, Dren Gashi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori