LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli, në prag të kolapsit (Video)

Ferronikeli, në prag të kolapsit (Video)

Kompleksi Metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas, po vazhdon të ballafaqohet me probleme. Që nga fillimi i muajit prill, aty është ndalur prodhimi.

Kjo fabrikë ende nuk ka filluar punën dhe punëtoret janë dërguar në pushim me pagesë prej 70 për qind të pagës.

Për problemet e këtij gjiganti, menaxhmenti ka adresuar disa kërkesa në drejtim te Qeverisë.

Në një letër që posedon Tribuna Channel, thuhet se nëse Qeveria nuk ndihmon në zgjidhjen e disa çështjeve deri në fund të qershorit, menaxhmenti është i obliguar të ndërmarrë masa drastike.