LAJMI I FUNDIT:

Festat rritin çmimet në tregje

Festat rritin çmimet në tregje

Në vigjilje të festës së Pashkëve, janë vërejtur rritje të çmimeve edhe nëpër tregjet e gjelbra. Fluksi i shtuar i qytetarëve vërehet që nga mëngjesi në Tregun e Gjelbër, në qendër të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Besimtarët ortodoks janë duke u përgatitur për të begatuar festën e nesërme pran familjeve. Tezgat e mbushura me pemë dhe perime në këtë fundjavë kanë çmime të rritura krahas ditëve tjera të zakonshme, thonë qytetarët për TV21. Sikur çdo vjet tjetër në prag të festave ndryshohen çmimet e produkteve ushqimore, shprehen tregtarët, të cilët e arsyetojnë këtë me rritjen e kërkesës së blerësve./Telegrafi/