LAJMI I FUNDIT:

Festojmë se besojmë

Kosova po i mbush 5 vjet shtet. 5 vjet janë pak dhe për jetën e një njeriu ,që ende nuk pranohet në vitin e parë të shkollës. Kurse 5 vjet për një shtet janë tepër pak për t’u bërë subjekt të barabartë mes shteteve, anëtare të OKB-së, dhe aq më pak për t’u aftësuar që të konkurrojë për anëtarësim në BE dhe NATO.

Megjithatë kemi besuar që gjatë kësaj periudhe kohore Republika e Kosovës do të ishe anëtare e OKB-së dhe kandidate për anëtarësim në strukturat evropiane. Këto objektiva nuk u realizuan! Ky është fakt. Po pse?

– Nuk ishin të afta strukturat shtetërore për të ushtruar të drejtat e njohura nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës për krijimin e funksionimin e shtetit?

– Mos nuk kishin mundësi strukturat ligjore dhe kushtetuese të shtetit tonë për të vepruar në mënyrë të pavarur në kushtet e “pavarësisë së mbikëqyrur”?

– Mos vallë se kryetari i PDK-së , për të ruajtur pushtetin u “detyrua të hynë në bisedime me Serbinë?
Në gjithë këtë proces jetik të mbarë qytetarëve të Kosovës vazhdon të sundojë mjegullnaja ideore: “E kaluara, e sotmja dhe e ardhmja jonë është në varësi të ndërkombëtarëve”. Mendoj se ekzistenca e shteteve, sikurse dhe e individëve, është e kushtëzuar dhe në varësi me të ngjashmit. Kosova matet dhe vlerësohet në përballje me shtetet anëtare të OKB-së dhe BE-së. Ky është një proces! Dimë nisjen, por nuk dimë vazhdimësinë e procesit. Dimë që shpallja dhe konfirmimi ndërkombëtar i një shteti është një proces dypalësh.

Si shembull po parashtroj Republikën e Shqipërisë: iu njoh pavarësia më 1913 dhe u njoh shteti më 1920-n. Në prag të 5-vjetorit të shpalljes dhe të njohjes ndërkombëtare të pavarësisë të Republikës së Kosovës po vihen re në opinionin publik dy mendësi:

– Për Kosovën, dialogu me Serbinë është më i dëmshëm. Duke i shpallur të gjitha proceset negociatore Kosovë-Serbi të dështuara, është ndërtuar një opinion politiko-mediatik se pranimi dhe vazhdimi i dialogut mes dy shteteve është i dëmshëm vetëm për Kosovën.

– Shteti ynë ,për hir të përvojës shtetërore të Serbisë, është dhe do të jetë përherë i humbur në çdo ballafaqim politik, qoftë dhe nen manaxhim të “ndërkombëtarëve dashamirës” .

Jam i bindur që këto mendësi nuk ushqehen nga shfaqje të inferioritetit të shqiptarëve ndaj serbëve, por mendoj se burojnë nga historia shumëvjeçare e Kosovës nën sundimin e Serbisë. Nën sundimin serb kemi vuajtur, dhe natyrshëm i vuajturi është mosbesues . E kemi të nevojshme dhe na kërkohet nga miqtë tanë ndërkombëtarë të bashkëjetojmë dhe të bashkëpunojmë me Serbinë. Kemi gati një dekadë që kemi “shkundur” nga supet “barrën” e sundimit serb dhe vetëm pesë vjet që njihemi si shtet ndërkombëtarisht dhe ulemi e bisedojmë ,nën supervizimin ndërkombëtar ,si shtet i barabartë me Serbinë .

Të gjitha këto janë të arritura të pakundërshtuese për vlerën e të cilave disa nga forcat apo figurat tona politike vazhdojnë të dyshojnë! Sundimi i gjithëanshëm ,por dhe propaganda e “mençur” e Serbisë ka ndikuar në shfaqet e mosbesimit mes nesh për aftësitë tona shtetformuese, për aftësitë tona për të mbrojtur e për t’i kontribuar përmbushjes së aspiratave tona shtetërore e kombëtare. Mosbesimi për të arritura tona në këto pesë vjet pavarësi është padyshim vlerë e nxitës në shërbim të njohjes e përparimit.

Por evidentimi i mangësive që shmang të arriturat e një shteti 5- vjeçar, mendoj se nuk i ndihmon procesit. Do të festojmë 5-vjetorin e pavarësisë ! Do ta festojmë se besojmë te pavarësia! Do ta festojmë se e kemi përjetuar të paktën se çdo të thotë i pavarur, dhe besojmë që së shpejti Republika e Kosovës do të ngrëjë flamuri e vet në OKB-ë dhe para selive të institucioneve të BE-së.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori