LAJMI I FUNDIT:

FIBA alarmon Kosovën

FIBA alarmon Kosovën

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit – FIBA ka dërguar një letër në drejtim të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kjo si shkas i infrastrukturës së sallës në të cilën Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjet e para në EuroBasket 2017.


Sipas tyre salla e sportit në Pallatin e Rinisë duhet të rregullohet pasi në gjendjen që gjendet nuk i plotëson kushtet.

Në letrën e nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës Kamil Novak, drejtuar Kryetarit të FBK-së Erolld Belegut thuhet:

“Siç e dini, ndeshjet kualifikuese për Eurobasket 2017 janë duke u afruar shumë shpejtë dhe Përfaqësuesja juaj do të merr pjesë për herë të parë në këtë garë. Për këtë arsye, ne dëshirojmë t’i theksojmë disa çështje lidhur me palestrën.

Në mënyrë që të përputheni me standardet e sallës, të caktuara enkas për ndeshjet kualifikuese për EuroBasket 2017, por gjithashtu për gara tjera të FIBA Evropës, si Kampionatet Evropiane për gjenerata e reja, është i domosdoshëm rinovimi i parketit në palestrën në Prishtinë. Gjithashtu, zhveshtoret duhet të rinovohen dhe semafori duhet të përmbushë nivelin e certifikimit FIBA 1.

Zona për doping kontroll duhet t’i përmbush standardet ndërkombëtare të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të FIBA-s dhe protokollit të ËADA-s. Përveç kësaj, duhet siguruar edhe infrastruktura e nevojshme për media, Mixed Zone dhe salla për konferencë të medieve. Keni parasysh se përjashtimi i bërë për Sigal Prishtinën për këtë sallë është bërë vetëm për sezonin 2015/2016 të FIBA Europe Cup vetëm pas premtimeve që ndryshimet/përmirësimet e nevojshme do të bëhen për të ardhmen. Përjashtime të tilla nuk mund të bëhen për sezonin 2016/2017 nëse nuk është bërë asnjë ndryshim.

Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin tuaj në këtë çështje të rëndësishme dhe presim përgjigje nga ju.”

Në faqen zyrtare të FKB-së shkruan se ata disa herë ka kërkuar nga autoritetet që të fillojnë punimet në këtë palestër, madje, për këtë thuhet se ka pasur dakordim me Ministrin e Sportit z. Kujtim Shala,

“FBK edhe ka përgatitur projektin me qëllim të përshtatjes së infrastrukturës sipas standardeve të FIBA-s dhe e ka dorëzuar këtë projekt në Departamentin e Sportit tash e sa kohë, dhe nga kjo instancë deri më tash nuk ka pasur lëvizje në këtë drejtim”, thuhet aty

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori