LAJMI I FUNDIT:

Fidel Castro gjithmonë i veshur me tuta Adidas: A paguhet ai për këtë reklamë? (Foto/Video)

Fidel Castro gjithmonë i veshur me tuta Adidas: A paguhet ai për këtë reklamë? (Foto/Video)

Pas një kohe të gjatë lideri i revolucionit të Kubës, Fidel Kastro (89) u paraqit në media, kur në prill mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Kongresit të Partisë Komuniste.

“Së shpejti unë do të mbushë 90 vjet. Së shpejti do të jem si gjithë të tjerët. Për të gjithë ne do të vijë një kohë, por idetë mbesin. Është ndoshta hera e fundit që unë po ju flas juve”, tha Castro, në paraqitjen e tij më të gjatë publik në dhjetë vitet e fundit.


a2

Por çfarë bie në sy, sikurse edhe herëve tjera, është veshja e Castros – ai shfaqet me tuta dhe ato të kompanisë gjermane Adidas, transmeton Telegrafi.

Kjo u ka rënë në sy njerëzve të cilët edhe rrjedhimisht shtrojnë pyetjen, se pse lideri i revolucionit në Kubë, armiku i betuar i kapitalizmit vesh rrobat e “armiqve” të tij.

a3

Prej se njihet Castro, ai ishte gjithmonë është parë në një uniformë ushtarake, por që nga disa vite më parë, ka ndryshuar stilin e veshjes. Arsyeja është, siç përcjellin mediat e huaja është e një natyre praktike.

Në fakt, Castro filloi të vishej më sportiv, pas shërimit nga operacioni që kishte në vitin 2006.

Që atëherë, ish-udhëheqësi kuban është parë në veshje sportive, transmeton Telegrafi.

a4

Koleksioni i tij përfshin jo vetëm kostume të markës Adidas, tashmë në dollapin e tij mund gjeni edhe të markave të tjera si Puma, Nike dhe Fila.

Është interesante se kompania amerikane Nike ndalohet të bërit biznes në Kubë për shkak të embargos tregtare që ishte dekada më parë të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, e cila zgjati që nga 1960.

“Kjo nuk është pozitive, e as negative. Ne bëjmë veshje për atletët, jo për liderët”, i kishte thënë Travis Gonzales, kreu i Adidas në vitin 2006 “New York Times”. /Telegrafi/