LAJMI I FUNDIT:

FIFA konfirmon transferimin e Drogbas te Galatasaray

FIFA konfirmon transferimin e Drogbas te Galatasaray

Sulmuesit të Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, i është dhënë leja nga FIFA për t’u transferuar te Galatasaray, përkundër pohimeve të Shanghai Shenhuas se ata kanë ende kontratë me të.

Drogba arriti marrëveshje me Galatasarayn për t’u transferuar, por Shanghai Shenhua e bllokoi transferin.

FIFA tani ka konfirmuar transferimin e Drogbas, i cili javën e kaluar arriti në Stamboll dhe mori pritje të mrekullueshme nga tifozët e gjigantit turk. /Telegrafi/