LAJMI I FUNDIT:

Filetë viçi me perime dhe salcë kërpudhash

Filetë viçi me perime dhe salcë kërpudhash

Recetë nga Renato Mekolli,
MasterChef (Shije)


Përbërësit:

▪ 400 gr filetë viçi
▪ 1 copë spec i kuq (të prerë në kubikë)
▪ 1 copë spec jeshil (të prerë në kubikë)
▪ 1 copë spec i verdhë (të prerë në kubikë)
▪ 2 copë kungull (të vegjël)
▪ 1 copë patëllxhan
▪ 2 thelpinj hudhër
▪ 1 copë qepë (e freskët)
▪ 1/2 kokërr qepë (e thatë)
▪ 2 kokërr domate
▪ 10 gjethe borzilok
▪ 5 gr kripë
▪ 1 gr piper
▪ 50 gr gjalpë
▪ 50 ml vaj ulliri
▪ 10 gr kërpudha
▪ 1 gr piper (të shtypur trashë)
▪ 75 ml verë e kuqe
▪ 500 gr karotë
▪ 1 kokërr lëng limoni
▪ 30 ml kos
▪ 60 ml pana

Përgatitja:

Skuqni filetën në tigan me temperaturë të mesme; në një tjetër tigan skuqni qepët, patëllxhanin, specat, hudhrën e kungujt derisa të zbuten; në fund, pesë minuta përpara se të hiqni tiganin nga flaka vendosni domaten, kripën, piperin, borzilokun dhe lëreni mënjanë.

Në një tenxhere vendosni karotën me kripën, vajin dhe gjalpin bashkë. Në temperaturë shumë të ulët me kapak lëreni karotën që të zbutet duke i hedhur pak ujë nëse duhet; kur të jetë zbutur, kalojeni në mikserin që prisni qepën që të bëhet pure.

Në këtë pure vendosni limonin dhe kosin.

Përgatitja për salcën: Skuqni kërpudhat e grira shumë hollë me vaj, gjalpë, qepë dhe një thelbi hudhre; në tiganin që skuqët mishin, vendosni verën e kuqe dhe lëreni të ziejë për pak, që t’i merrni shijen që ka lënë mishi në tigan.

Vendosni lëngun e tiganit në tenxheren e kërpudhave duke i shtuar panën dhe piperin që keni shtypur trashë; lëreni që të trashet aq sa e shikoni të arsyeshme.

Në fund zbukurojeni pjatën sipas dëshirës.

/Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Makarona me presh

Makarona me presh

Kuzhina
Kalo në kategori