LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë ethet e finaleve në Pejë, qyteti i basketit gati për Prishtinën

Fillojnë ethet e finaleve në Pejë, qyteti i basketit gati për Prishtinën

KB Peja është duke i bërë përgatitjet finale para superduelit të parë të finales së playoffit të Superligës që zhvillohet të dielën në qytetin e basketbollit, në Pejë.

E gjithë Peja tashmë është duke i bërë përgatitjet për të pritur Prishtinën në duelin e tyre të parë final të playoffit.

I gjithë qyteti i basketit është në pritje të finales së parë, ku ka filluar edhe brendimi i qytetit me ngjyrat “kaltër e zi” në frymë të klubit që po kërkon të marrë titullin e kampionit.

Në konkurrencë është Prishtina, ekipi fitues i Ligës Ballkanike që me investime të jashtëzakonshme do të shkojë në Pejë për të kërkuar fitore në udhëtim, shkruan Telegrafi.

Peja ka përparësinë e terrenit mysafir në duelin që zhvillohet të dielën nga ora 19:30, për shkak se zuri vendin e parë.

Dy sfidat tjera do të luhen në Prishtinë, kurse ndeshja e katërt e mundshme në Pejë. Ekipi që fiton tri ndeshje është kampion, por nëse të dyja skuadrat kanë nga dy fitore, ndeshja e pestë dhe vendimtare do të zhvillohet sërish në Pejë në palestërn Karagaçi.

KB Peja është më e pushuar dhe ka gjithë ekipin gati për sfidat kryesore, teksa edhe Prishtina ëshë në formë dhe ka tejkaluar problemet në zhveshtore mes trajnerit dhe qendrës spektakolare, Washburn.

Ethet kanë filluar dhe Telegrafi do t’iu sjellë emocionet LIVE të secilit takimi final të playoffit të basketbollit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori