LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboçicë

Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboçicë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë si dhe me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, inauguruan fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboçicë.

Zharku theksoi se ky projekt është vazhdim i shumë projekteve nëpër të gjitha komunat e Kosovës në të cilat po investohet dhe që po realizohen nga Ministria e Infrastrukturës.


“Sot po përurojmë vazhdimin e punimeve të rrugës Gorancë-Glloboçicë. Kjo është një kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të kësaj ane, të Komunës së Hanit të Elezit dhe Komunës së Kaçanikut. Kjo rrugë, përpos aspektit strategjik, bën lidhjen edhe të dy pikave kufitare, e po ashtu lidh magjistralen Prishtinë-Hani i Elezit, kurse në anën tjetër e lidh rrugën Prishtinë-Tetovë me pikën kufitare në Glloboqicë. Ky projekt, që është i një rëndësie jetësore për të gjithë banorët e kësaj ane, shkurton rrugën për Hanin e Elezit në gjatësi mbi 30 kilometra dhe anasjelltas. Me insistimin e dy kryetarëve dhe me identifikimin e nevojave të banorëve të kësaj ane nga Qeveria, kemi vendosur të investojmë në këtë pjesë një shumë të konsiderueshme prej rreth 800 mijë eurosh. I përgëzoj të gjithë banorët dhe i uroj për këtë rrugë”, tha ministri Zharku.

3

dërsa kryetari i hanit të Elezit, Rufki Suma, tha se asfaltimi i kësaj rruge ka rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane.

“Fillimi i punimeve në këtë rrugë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për komunën e Hanit të Elezit, që është një ndër projektet prioritare për vitin 2016. Është një projekt që po realizohet në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit me komunën e Kaçanikut që ta realizojmë atë bashkërisht, për shkak se lidh dy komunat, lidh dy fshatrat dhe njëkohësisht dy pikat kufitare, që është në interes edhe të shtetit të Kosovës”, tha Suma.
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se projekti lehtësojë udhëtimin e banorëve të kësaj ane gjatë sezonit dimëror. “I uroj të gjithë qytetarët e kësaj ane për këtë projekt madhor”, theksoi kryetari Ilazi.

Ky projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës ka një gjatësi prej 5.28 kilometrash.
Investimet e Ministrisë së Infrastrukturës, nëpër të gjitha komunat e Kosovës po përmirësojnë kualitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të këtyre anëve.

Me rastin e qëndrimit në këtë zonë, ministri Zharku bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Ditës së Dëshmorëve të komunës së Hanit të Elezit. /Telegrafi/