Mbrëmë (e hënë) në Malishevë, është mbajtur nata e parë e Festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, edicioni i tretë.
Në këtë festival, i cili organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe mbahet në kuadër të shënimit të Ditëve të Diasporës, po marrin pjesë rapsodë, shoqëri artistike dhe ansamble të këngëve dhe valleve nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.
Festivalin e shpalli të hapur i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili u uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve.
“Ju i përfaqësoni ansamblet e juaja, ndërsa me pjesëmarrjen tuaj, e nderoni Malishevën. Ne krenohemi me rapsodët dhe këngëtarët tanë, si Sali e Feriz Krasniqi, Sefë Mleqani me bijtë e tij, Nexhmije Pagarusha, dhe shumë e shumë këngëtar e rapsodë, të cilët me këngët e tyre, e shkruan historinë e popullit shqiptar”.
Ndër të tjerat, kryetari Begaj, tha se ky festival, do të jetë në traditën tonë dhe do të organizohet në kuadër të ditëve të diasporës, pasi diaspora për neve është jeta vet.
“Mërgimtarët shkuan në tërë botën për ta mbajtur gjallë popullin dhe përpjekjet tona për liri dhe sikur dallëndyshet që kthehen në folenë e tyre, edhe ju të dashur mërgimtarë, asnjëherë nuk e harruat vendin tuaj, por gjithmonë ktheheni këtu dhe vet prezenca juaj sot këtu, do të thotë shumë për ne”, tha Begaj.
Paraprakisht, të gjitha grupet, shoqëritë dhe ansamblet pjesëmarrëse, defiluan nëpër rrugët e qytetit, ndërsa festivalin e hapi SHKA “Sali e Feriz Krasniqi” nga Malisheva dhe më pas, me pikat e tyre u prezantuan pjesëmarrësit tjerë.
Sonte, duke filluar në ora 19:00, mbahet nata e dytë, dhe më pas, shpallen edhe më të mirët e festivalit. Gjatë mbrëmjes së sotme, pritet të shfaqet edhe një dokumentar për legjendat e folklorit shqiptar Sali Krasniqi e Feriz Krasniqi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fuqia dhe utopia e një “bote me besë”, fytyrë apo maskë
Mbijetesa e poezisë
Dhjetë vjet vetmi: Bota letrare, një dekadë pa Marquezin
Pushtimi i Beogradit me vetëm shtatë ushtarë gjermanë
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre