LAJMI I FUNDIT:

Finalizohet marrëveshja dhe nënshkruhet kontrata në mes të Albi Group Kosovë dhe Cineplexx Austria

Finalizohet marrëveshja dhe nënshkruhet kontrata në mes të Albi Group Kosovë dhe Cineplexx Austria

Në objektin e Albi Mall në Prishtinë u nënshkrua kontrata finale në mes të Albi Group dhe Cineplexx International GmbH.

Ky projekt i cili ka filluar qysh nga gjysma e dytë e vitit 2015, pritet të finalizohet në Shtator të këtij viti ku do të prezantohet një eksperiencë perëndimore në fushën e kinemasë.

Ndërtimi i 6 sallave Multiplex në objektin e Albi Mall si pjesë e “Projektit të Zgjerimit 2015”, ku do të përfshijë një hapësirë prej 2000m2, salla këto që do të jenë të pajisura me teknologjinë më të fundit të kinematografisë. Vetëm projekti i kinemave kap vlerën prej 3 milion e gjysmë Euro investim i përbashkët i bërë nga Albi Group dhe Cineplexx International GmbH.

Ardhja e Cineplexx në Kosovë gjithashtu përçon edhe një mesazh pozitiv tek të gjithë investitorët e huaj në tregun e Kosovës.

“Jemi krenarë që jemi partner direkt i këtij investimi të huaj që për herë të parë po bëhet në Kosovë në fushën e kinematografisë” është shprehur Sutki Humolli – Drejtor gjeneral në Albi Group.
“Kemi 60 vite përvojë në kinema dhe distribuuim të filmave. Tre vite më parë Cineplexx hapi Multiplex’in e parë në Shqipëri, ndërsa këtë vit Multiplexx’i i parë do të jetë në Prishtinë. Ky investim vjen si rezultat i gjetjes së partnerit të duhur Albi Goupit – familjes Humolli të cilët na kanë mirëpritur dhe na kanë bërë pjesë të projektit të tyre “Projektit të zgjerimit 2015” tha Christof Papousek – partner Menaxhues në Cineplexx International GmbH. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar