LAJMI I FUNDIT:

Firefox e kalon Internet Explorer, zë vendin e dytë në botë!

Firefox e kalon Internet Explorer, zë vendin e dytë në botë!

Microsoft mund të ketë krijuar Edge si shfletues që i përshtatet botës së sotme teknologjike, mirëpo duket se ky fakt po i shërben më shumë rivalëve të tyre.

Sipas statistikave të fundit nga StatCounter, Mozilla Firefox ka tejkaluar Edge dhe Internet Explorer për herë të parë në tregun e shfletuesve.


Kjo kompani ka marrë për bazë të dhënat prej tre milionë ueb faqeve duke krahasuar 15 miliardë klikime për muaj deri në prill të po këtij viti.

Sipas këtij sondazhi del se Firefox ka 15.6 për qind të tregut gjë që e pozicionon atë në vend të dytë pas Google Chrome që përbën 60 për qind të tregut.

Në vend të tretë del të jetë kombinimi nga Microsoft me Edge dhe IE që zënë një përqindje prej 15.5 në tregun e shfletuesve në tregun global.