LAJMI I FUNDIT:

Firefox zbulon telefonin e mençur për zhvilluesit

Firefox zbulon telefonin e mençur për zhvilluesit

Mozilla ka zbuluar modelin e parë të telefonit të mençur, të cilin ata e kanë krijuar për zhvilluesit e aplikacioneve, si mënyrë për ta marrë vlerësimin e tyre për sistemin e ri operativ Firefox OS.

Modeli i ri i telefonit të Firefox është i pajisur me ekranin HVGA të ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, procesorin 1GHz Snapdragon S1 të mbështetur nga 512MB RAM si dhe 4GB memorie të brendshme.

Specifikat tjera të telefonit të ri Firefox përfshijnë edhe kamerën me 3MP si dhe lidhjen wireless. Sistemi operativ Mozilla Firefox bazohet në standardin e hapur që nënkupton se zhvilluesit kanë kontroll të plotë mbi aplikacionet e tyre si dhe mënyrën e shpërndarjes. / Telegrafi /