LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Ibras, nuk mungojnë edhe ato për Mourinhon

Fjalët e para të Ibras, nuk mungojnë edhe ato për Mourinhon

Manchester Unitedi edhe zyrtarisht ka njoftuar transferimin e Zlatan Ibrahimovic.

Me këtë rast sulmuesi suedez ka folur për faqen zyrtare të klubit dhe është shprehur i lumtur për transferimin dhe se do të punon me Jose Mourinhon.


“Jam shumë i kënaqur me kalimin te Manchester Unitedi dhe po bëhem gati të luaj në Ligën Premier”.

Lexo më shumëKështu do të duket sulmi i Manchester United me Ibrahimovicin në krye (Foto)

“Është i nënkuptueshëm fakti se mezi po pres të punoj edhe një herë me Jose Mourinhon. Ai është një trajner fantastik dhe unë jam i gatshëm për këtë aventurë të re”.

Lexo më shumëMou: Zlatan nuk ka nevojë për prezantim

“Deri më tani kam pasur shumë momente të mëdha në karrierën time, por jam gati të krijoj kujtime të veçanta edhe në Angli”, ka thënë Ibra. /Telegrafi/