LAJMI I FUNDIT:

Fjodora Fjora: Dashuritë e mia

Fjodora Fjora: Dashuritë e mia

Si një nga gazetaret më të njohura të kulturës në vend, ka ditur gjithherë të jetë në fokus të medieve, jo vetëm për shkak të angazhimit profesional. Nismat e fundit, në sferën private, birësimi i një fëmije, si dhe sipërmarrja e re në biznes, janë vendime që duket se i kanë ndryshuar plotësisht kursin e jetës, Fjodora Fjorës.

Prej 18 vitesh, është një nga figurat më publike si pjesë e terrenit mediatik shqiptar! Numëron qindra emisione të realizuara me sukses, protagonistë të intervistuar nga ata më të rëndësishmit, tek artistët e rinj. Fjora është duke përjetuar një moment ndryshimesh rrënjësore. Tashmë, përditshmëria dhe jeta e saj është çështje prioritetesh, në fillim fëmija, familja, e më pas gjithë angazhimet e tjera. Në këtë intervistë, ajo flet për nismën e re, për marrëdhënien me djalin e vogël, për dashuritë e momentit dhe projektet e ardhshme. Mos e humbisni!

Fjodora, së fundmi jeni përfshirë në një sipërmarrje të re në biznes. Një restorant në pronësinë tuaj. Pse vendosët ta hidhni këtë hap?
Ndoshta mendoj sepse është gjëja që e kam dashur gjithmonë në subkoshiencën time. Jo fakti të hap një biznes, por të kem një restorant timin. Duke qenë një natyrë që e shijoj ushqimin, gjithmonë kam menduar e dëshiruar të kem një të tillë. Sigurisht që restoranti Nama Sushi është një iniciativë e vogël, minimaliste në stil, por e guximshme në shije. Sepse mendoj që ata që e njohin dhe e duan kuzhinën japoneze dhe aziatike në përgjithësi kanë kultivim në ushqim. Ndaj, vendosa së bashku me një mike timen, që pse jo…le ta bëjmë këtë biznes e të bëjmë sa të mundemi për t’i shtuar Tiranës alternativa të reja dhe të shijshme.

12729208_557519267751021_2301880122559111205_n

Ndërkohë, gazetaria është “terreni” juaj i përditshëm. Prej kohësh drejtoni emisionin Chic, në ekranin e News 24. Sa e vështirë është të konsolidohesh si gazetare dhe moderatore në Shqipëri?
Në Shqipëri çdo gjë matet në mënyrë të çuditshme, jo sa shumë punon, po sa shumë flasin për ty. Unë jam përpjekur të prodhoj lajme dhe gazetari e jo të prodhoj lajm që të bëhem e njohur apo të konsolidohem. Moderatore është një term që i përket atyre që bëjnë rolin e kukullës së bukur me skenar në dorë, ky nuk është padyshim skenari i karrierës time në vite. Kam punuar, jam përpjekur dhe vazhdoj të përpiqem për të përmirësuar vetveten. Edhe pse fatkeqësisht, me kalimin e viteve duhet të them se gazetaria në Shqipëri ka nisur dhe më demoralizon gjithnjë e më tepër. Jemi kthyer në një gazetari deklaratash për shtyp, kronikash të gatshme që vijnë për transmetim dhe shantazhe mediatike. Kjo nuk është gazetaria që unë dua.

Cilën do të veçoje si intervistën më impresionuese në gjithë karrierën tënde si gazetare kulture?
Kam pasur fatin që në gjithë këto vite, duhet të them janë bërë shumë që nga viti 1998 kur nisa të merrem me televizion, se kam pasur fatin të intervistoj njerëz me shumë peshë në kulturën shqiptare dhe botërore. Nuk do të harroj kurrë intervistën time të parë për emisionin tim të parë në ekranin e TV Klan, Kopertina Vip. Ka qenë Ismail Kadare, në një intervistë tek Piazza…një intervistë e fortë për një vajzë në hapat e para të saj. Por ja dola, e kur ja dola Ismailit, të tjerët më dukeshin kollaj më pas. Ka qenë dhe një ogur i mirë, sa që prej atij emisioni unë nuk ndalova kurrë me emisionin tim, e kam bërë intervista pafund. Do të veçoja Claudia Cardinale, Zuchero, Ken Loach, Ana Visi, Reamon, Scorpions, Sean Paul, Gianni Morandi e lista vazhdon pafund.

144712

Jeni feministe si natyrë?
Jo në mënyrë të veçantë. Por mendoj se në Shqipëri figura e femrës është mjafte brishtë dhe ka nevojë të krijojë mbështetjen e shoqërisë, të mbrohet e të ketë më shumë mbështetje ligjore. Jemi një vend patriarkal, ku femra në familje ka pasur gjithmonë një vend të minimizuar e jo vendimmarrës. Kjo gjë duhet të ndryshojë, e mbi të gjitha nëse do të doja të ngrija zërin tim për një kauzë është ajo në dhunën ndaj femrës në vendin tonë.

Keni qenë ndër vite pjesë e shumë ekraneve, nga TV Klan, Vizion Plus, News 24 etj. A keni një rekord të emisioneve të realizuara deri më sot?
Në fakt nuk i kam llogaritur kurrë! Por, nëse ju dalin llogaritë, kam bërë një emision çdo javë, me minimalisht tre të ftuar për emision që prej vitit ’99. Shumë duhet të jenë tanimë…

Duket sikur keni bërë pakt të përhershëm me televizionin. Çfarë ju mban kaq fort të lidhur pas ekranit?
Dashuria për profesionin tim. Nuk kam bërë asnjë pakt dhe nuk jam një personazh i fiksuar pas ekranit. E dua punën time dhe jam komode para kamerave, ashtu si një doktor është me pacientët e tij apo një profesor më studentët. Gjithmonë nëse dikush më pyet, a do të kisha zgjedhur diçka tjetër për të bërë në jetë veç profesionit tim, i përgjigjem se do të kisha zgjedhur 100 herë sërish gazetarinë televizive. Që më ka dhënë mundësinë të jap shumë nga vetja ime para mijëra e apo miliona shikuesve. Që më ka falur emocione, adrenalinë, kënaqësi … e shijoj punën time dhe jam qenia më komode dhe natyrale në botë para një kamere dhe mikrofoni. Tek e fundit a nuk thonë të gjithë se puna më e mirë, është ajo që ti e bën me kënaqësi e nuk të mërzit asnjëherë.

Created by Readiris, Copyright IRIS 2012

Çfarë të ka shtyrë në punën tënde për të arritur këto që ke?
Intuita ime dhe njerëzit e duhur. Jam me shumë fat në jetë, kam patur afër njerëz që më kanë dashur shumë dhe më kanë formuar në profesionin tim. Sigurisht, unë kam qenë një nxënëse shumë e mirë … E devotshme, sepse më pëlqen puna që bëj. Pastaj kam punuar shumë, e kam zgjeruar së shumti hapësirën dhe formatin e punës sime. Si rrjedhojë e gazetarisë, prej shumë vitesh jam e angazhuar edhe në fushën e marrëdhënieve me publikun, në dy kompani të mëdha ndërkombëtare, si dhe një seri bashkëpunimesh në fushën e marketingut, organizimit të eventeve, menaxhimit të projekteve gjithmonë në fushën e marrëdhënieve me publikun, etj. Pra, njeriu duhet të gjejë çdo ditë një arsye për të ecur para e për ta shtyrë veten në sfida të reja.

Prej thuajse dy vitesh ju keni zgjedhur të jeni mamaja e Alteos, djalit që ju e keni birësuar. Ky lajm ka bërë jo pak bujë në median shqiptare. Si ndiheni për këtë fakt?
Tani nuk ka më asnjë moment të mendoj si ndihem. Tani jam një nënë, mami siç thërret Alteo pa pushim që duhet të jetë e angazhuar 24 orë në 24 me këtë gjë. Nuk është fakt, është realiteti i jetës sime, realiteti i ne të dyve, e përditshmja jonë. Një fëmijë është arsyeja e jetës, këtë e thonë shumë nëna. I tillë është im bir edhe për mua, gjëja më e rëndësishme dhe prioriteti absolut që kam në jetën time.

Pse e hodhët këtë hap në jetën tuaj?
Sepse njeriu shpesh duhet të marrë vendime të mëdha. Ka një kohë për çdo gjë, unë mendoj se im bir erdhi pikërisht atëherë kur duhej në jetën time. Më ka dhënë mundësinë të jem nënë, gjëja më e rëndësishme për një femër. Dhe mendoj se tani kam pjekurinë e maturinë e duhur për të qënë e tillë.

0bc3520360ef6b73b9da001ab9894e3a

Edhe pse një mama single, besoj se ky fëmijë ka ndryshuar katërçipërisht stilin e jetesës dhe përditshmërinë tuaj. Në ç’mënyrë?
Sepse si thua dhe ti, single nënkupton të bësh çdo gjë vetë…Këtu nuk kemi luksin t’i ndajmë gjërat më dysh. Këtu përgjegjësitë, angazhimet, prindërimi bëhen nga unë, ndaj ndryshimi fillon këtu. Që nga mëngjesi që nis me thirrjen, o mami u zgjove ti…aty ti e kupton, jeta jote nuk është më e njëjta. Katërçipërisht në mënyrën më të bukur të mundshme. Sikur dikush ta ndiente atë që unë ndjej, do më kuptonte…Mendoj këtë aftësi e kanë vetëm nënat.

Çfarë të motivon më shumë në rolin e nënës?
Nëna ime. Arsyeja pse unë ekzistoj. Kam qenë shumë e lidhur gjithmonë me babanë tim, por dashuria dhe mbështetja e nënës time më motivon në çdo hap. Ajo është nëna, emrin e të cilës sa herë që e përmendim, Alteo nis dhe këndon … “Asteraki mou mikro, fotise ton urano … ” që është një këngë, në greqisht të cilën ja ka mësuar nëna ime. “Ylli im i vogël që ndriçon në qiell…ajo është ylli dhe motivimi im më i mirë”.

Cili është mësimi më i çmuar që ke marrë?
Mos i bëj askujt atë që nuk do të doje të ta bënin ty. Një leksion i vyer nga filozof i lashtë si Konfuci, që unë e mbaj parim në jetë.

Sa kontroll keni mbi veten?
Aq sa për të mos lënduar të tjerët. Kam mësuar të mos flas kur jam e ngarkuar, e bind veten time të mos e them fjalën kur ajo lëndon. Fjala e nxjerrë nga goja, fatkeqësisht nuk kthehet pas. Marr kohën e duhur, për të qenë e artë dhe e vërtetë.

Çfarë ju mban gjithmonë në formë?
Dëshira për të qenë mirë me veten. Unë e dua Fjodorën dhe më pëlqen ajo që jam, kjo më bën të jem e sinqertë për atë çka jam dhe të jem në formë si fizike, ashtu edhe mendore.

Created by Readiris, Copyright IRIS 2012

Keni shkrimtarë të preferuar?
Sigurisht që po. Më pëlqen Orhan Pamuk, Elfride Jelinek, Julia Navarro, Ayn Rand, Patrick Suskind, Virginia Wolf, klasikët i lexoj e i rikthehem shumë, Carlos Ruiz Zaffon, Kadare, Umerto Eco, Stieg Larsson … Janë shumë e ndoshta nuk më kujtohen të gjithë. Por, dhe shumë të rinj bashkëkohorë, sidomos autorë të rinj francezë. Kanë një sens humori shumë interesant në letërsi.

Libri që po lexon aktualisht?
Aktualisht po lexoj “Letra e Harruar” nga Nina George. Një libër që e kam marrë për Shën Valentin, por që lexohet këndshëm në këto fundjava vere që sapo kanë nisur.

Folëm për profesionin, për biznesin e ri, djalin, familjen, por shpesh keni zgjedhur të jeni diskrete sa i takon sferës personale. Jeni në një lidhje dashurie për momentin?
Jam një njeri me fat, kam dashur dhe më kanë dashur shumë…Jam diskrete, sepse ajo që më përket mua, duhet të jetë e imja. E tillë është dhe e tashmja. Di vetëm të them që është një gjë shumë e bukur dhe me vlerë ajo që po përjetoj.

Partneri ideal për ju, cili është?
Im bir. Sa i përket një mashkulli, akoma nuk e kam gjetur idealin. Teke fundit, mbase dhe po ta gjeja nuk do më mjaftonte, a nuk është njerëzore të kërkosh gjithmonë diçka më shumë?

Bëni kompromise në emër të dashurisë?
Kam bërë, bëj dhe do të bëj … A ka arsye më të madhe se dashuria për të bërë një kompromis? Vetëm ata që dinë të dashurojnë do më kuptonin.

Kur jeni ndjerë më e dashuruar?
Çdo ditë që kam mundësi ta jetoj këtë ndjenjë. Për sa kohë zoti do më japë mundësinë të dashuroj, do ta bëj me maksimumin tim.

‘Elegance’

Në trend

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Kalo në kategori