LAJMI I FUNDIT:

Flasin shqiptarët, që luftuan në Bosnje: Lutesha të vdisja, të mos i shihja më ato tmerre (Video)

Flasin shqiptarët, që luftuan në Bosnje: Lutesha të vdisja, të mos i shihja më ato tmerre (Video)

Lufta në Bosnjë e Hercegovinë që filloi në vitin 1990, kulmoi më 11 korrik të vitit 1995 me ekzekutimin e më shumë se tetë mijë myslimanëve në Srebrencië.

Vrasja masive e myslimanëve të Srebrenicës u udhëhoq nga Ratko Mlladiq e Radovan Karaxhiq i cili në atë kohë ishte në postin e kryetarit të Republika Srpskas.

Pikërisht për ngjarjet makabre të asaj dite vere të vitit 1995, Karaxhiq sot u dënua me 40 vjet burg. Ai u shpallë fajtor për 11 nga 10 aktakuzat që rëndonin mbi të.

Për të bëmat e Karaxhiqit vuajnë jo votim boshnjakët, por edhe shumë kosovarë.

Lutfie Hajraroviç, është një bosnjake që është martuar për një shqiptar në Llaushë të Podujevës, të cilës në Srebrenicë iu vranë 80 familjarë.

Edhe Bislim Zyrapi që në atë kohë ishte komandat i mbrojtjes në Sarajevë, tregoi për Klan Kosovën se sa e vështirë ishte koha e luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Kurse, luftëtari Sami Vokrri, tregoi se shpeshherë është lutur që të vdes e të mos i shoh ato tmerre. /Klan Kosova/