LAJMI I FUNDIT:

Flet Mirjeta Kalludra, deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës (Video)

Flet Mirjeta Kalludra, deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës (Video)

Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike, Mirjeta Kalludra, sonte ka dhënë intervistën e parë në një studio televizive.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ku ka folur për angazhimin e saj në jetën politike dhe për premtimet që ua kishte dhënë votuesve të saj, me theks të veçantë votuesve nga qyteti i Klinës nga vjen edhe deputetja Kalludra.


“Klina, por edhe qytetet tjera të Kosovës kanë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme që duhet të trajtohen, mirëpo ne do të merremi me probleme më esenciale dhe të cilat ndërlidhen direkt me jetën e qytetarëve”, ka deklaruar deputetja Kalludra.

Ajo thotë se kishte marrë vota nga të gjithë, si nga rinia ashtu edhe të moshuarit, të cilët besuan se ajo do të jetë një zë i tyre në Parlamentin e Kosovës.

“Po vërehet një progres i qeverisë së Kosovës e udhëhequr nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Tani ne së fundi kemi dy arritje të mëdha, siç është pranimi në UEFA dhe rekomandim pozitiv i Komisionit Evropian për heqjen e vizave. Pra po vërehet një optimizëm i qytetarëve të Kosovës, po bëhet një punë e madhe, por gjithmonë në Kosovë ka çështje të cilat duhet të trajtohen me seriozitet sepse siç dihet nga lufta ne trashëguam një ekonomi të shkatërruar”, ka thënë ajo.

Deputetja i ka komentuar edhe veprimet e muajve të fundit të opozitës në Kuvendin e Kosovës.

“Ato pamje nuk ishin të këndshme për syrin e qytetarit, por sigurisht as për vet deputetët. Kuvendi është vendi ku mund të diskutohet dhe diskutimi aty duhet të bëhet nga të dyja palët, pozitë e opozitë. Kjo e fundit është për ta kritikuar punën e pozitës, por jo në format e dhunshme siç i kemi parë”, ka deklaruar ajo. Kur është pyetur për heqjen e vizave, deputetja thotë se si duket e kishte këmbën e mbarë me hyrjen në Kuvendin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori