LAJMI I FUNDIT:

Flet shqiptari i Real Madridit: Cristiano Ronaldo më dha këshilla

Flet shqiptari i Real Madridit: Cristiano Ronaldo më dha këshilla

Nuk ka besuar se do të vijë një ditë dhe do t’i takojë yjet e futbollit evropian dhe të Real Madridit “live”, e as më pak se një ditë do të jetë bashkëlojtar me ta.

I është dukur si një ëndërr, por në fakt që është realitet. Para dy ditësh ka qëndruar në “Santiago Bernabeu” dhe ka takuar yjet e Realit me të cilët ka bashkëbiseduar.


Talenti i madh nga Kumanova, Egzon Alili rrëfen për “Lajm” për ditën e kaluar te skuadra e madhe Real Madrid dhe takimet me Ronaldon, Rodriguez e të tjerë.

“Ishte hera e dytë që vizitova Madridin dhe stadiumin ‘Bernabeu’. Herën e parë kam qëndruar 9 ditë, tani dy ditë. Fillimisht nuk më besohej se jam unë. Stadiumi ishte i madh. Atmosfera ishte shumë e mirë. Të gjithë lojtarët erdhën dhe më vizituan. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Realit, pasi më është plotësuar një ëndërr si futbollist profesionist. Uroj që të kem një karrierë të pasur si e Ronaldos”, e nis rrëfimin e tij për “Lajm”, Egzoni, 16 vjecar.

james

Alili ka pasur një bashkëbisedim me James Rodriguez, nga i cili ka kërkuar që ti’a jap fanellën me numrin 10.

“Po, fola me James Rodriguz dhe ndoshta ma jep fanellën me numrin 10-të”, tregon Alili.

Talenti i madh nga Kumanova rrëfen edhe për atë se çka i ka thënë ylli i futbollit evropian dhe botëror, Cristiano Ronaldo, dhe këshillat e tij.

ronaldobale

“Po ma kujton vetën kur isha i vogël. Duhesh të punosh shumë për të arritur në nivelin tim më tha Ronaldo”, tregon për “Lajm”, Alili, i cili të enjten niset për në Madrid, ndërsa të premten do të prezantohet si lojtar i ri i ekipit të parë të Real Madridit.

Kujtojmë se, Egzon Alili nga SV Ried kaloi te gjiganti spanjoll, Real Madridi duke nënshkruar kontratë 7-vjeçare.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori