LAJMI I FUNDIT:

Florentino: Nuk ka probleme në staf

Florentino: Nuk ka probleme në staf

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka hedhur poshtë zërat se ka probleme në stafin teknik të klubit të tij.

Marca kishte bërë raporte të ndryshme se marrëdhëniet mes lojtarëve të Real Madridit dhe trajnerit Jose Mourinho nuk ishin prej më të mirave.

“Unë po thyej rregullat e mia për të mos folur në shtyp për punët e klubit, kjo për shkak të seriozitetit të publikimeve nga Marca”.


“Unë nuk po flas për Iker Casillasin, e as nuk dua të mohoj informatat e dala në media. Unë nuk kam folur me Mourinhon, erdha këtu vetvetiu. Ata nuk mund të luajnë me një institucion si Real Madridi”.

“Është absolutisht e pavërtetë që kapitenët të mund të kenë thënë fjalë të këqija për trajnerin. Nuk ka pasur ultimatum as nga Ramos e as nga Casillas. Niveli i përgjegjësisë së kapitenëve nuk përshtatet me informatat e dhëna”.

“Por, ka kufinj që duhet të respektohen. Kjo është punë serioze. Nuk është një spekulim i rëndomtë për atë se kë mund të transferojmë apo largojmë, është punë burrash”, ka deklaruar Florentino Perez në konferencën për shtyp. /Telegrafi/