LAJMI I FUNDIT:

Flori, fitues i Videofestit 2013

Flori, fitues i Videofestit 2013

Videoklipi i këngës “Pa jetë” nën interpretimin e këngëtarit nga Shqipëria, Flori Mumajesi, është fituese e edicionit të 10-të të Videofestit muzikor.

Organizimi kishte ndryshime nga herat e kaluara. Pas parakalimit në tapetin e kuq, ku dalloheshin këngëtaret tona me dukjen e tyre glamuroze, më pas ishte radha për ndarjen e çmimeve.

Salla “1 Tetori” ishte e mbushur nga fytyrat prominente, të cilat u argëtuan ashtu sikurse të gjithë shqiptarët nga performanca të ndryshme dhe nga një prezantim i shkëlqyer i udhëhequr nga Benet Kaqi.


Grupi “Marigona” iu rikthye skenës duke perfomuar një prej këngëve të reja, teksa performancë të zjarrtë bënë edhe Adrian Gaxha dhe Floriani që kënduan hitin e tyre “Ngjyra e Kuqe” bashkë me këngën e re “Kjo Zemër”.

Vlen të përmendet se Kaos performuan premierë këngën e tyre të re “Hajde a po Dalim”, teksa Ardian Bujupi tregoi pse është një shkallë më lart se sa këngëtarët tjerë të zhanrit pop, me një paraqitje skenike të nivelit ndërkombëtar. Asnjë prej performancave nuk ishte e drejtpërdrejt (live), por ‘playback’.

I kthehemi çmimeve. Best Male u rrëmbye nga Flori me videoklipin e këngës “Pa Jetë”, teksa Max Production dominoi edhe në kategorinë Best RnB ku Elvana Gjata dhe 2po2 rrëmbyen çmimin e videoklipit më të mirë.

Best Female, për performancën më të mirë femërore sigurisht s fitoi favoritja Tuna me videoklipin “I Asaj”, teksa bashkëpunimi më i mirë i takoi Norës dhe Bim Bimmas me këngën “Gangsta”, përkundër faktit se aty ishte edhe videoklipi i këngës “Beso” që u prit ta fitonte këtë çmim. Edhe regjia më e mirë i takoi këngës “Gangsta”.

Entermedia, për dallim nga edicionet e kaluara, kësaj radhe u vlerësua lart nga Videofesti. Super produksioni nga Kosova u shpërblye me jo më pak se gjashtë çmime, duke treguar primatin në tregun e videove muzikore bashk me Max Production nga Shqipëria.

Videoklipi më i mirë Hip Hop i shkoi MC Kreshës dhe këngës “Cok Guzel”, teksa grupi më i mirë ishte “Kaos” me këngën “Ngoje Zemrën Tem.

Dominancën e tij me cmimin e tretë dhe më të madh atë të videoklipit më të mirë të vitit e vendosi këngëtari dhe producenti Flori, me këngën “Pa Jetë” të realizuar nga Max Production.

Videofesti muzikor 2013

Best Group – Kaos (Ngoje Zemrën Tem)
Best Featuring – Nora ft. Bim Bimma (Gangsta)
Best Rap Hip Hop – MC Kresha (Cok Guzel)
Best Male – Flori (Pa Jetë)
Best Rock – Na (Jam zgjuar)
Best RnB – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)
Best New Artist – Neki Emra (Të vdes apo të Pres)
Best Pop – Dafina Zeqiri (Bloodah)
Best Female – Tuna (I asaj)
Best Directing (Regjia) – Nora ft. BimBimma (Gangsta)
Best Dance – Adrian Gaxha ft. Floriani (Ngjyra e Kuqe)
Best Pop Folk – Ermal Fejzullahu ft. Gena (Ajo)
Best Promo – Vesa Luma (24 orë)
Best Styling – Jeohna Sopi (Unë do t’i laj këmishat e tua)
Për karrierën e tyre u shpërblyen Fisnikët
Best Balad – Flori (Pa Jetë)
Best Duet – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)
Best Performance – Tuna (I Asaj)

Best Video – Flori (Pa Jetë)

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori