LAJMI I FUNDIT:

FMN paralajmëron edhe për pensionet e policëve (Video)

FMN paralajmëron edhe për pensionet e policëve (Video)
-->

Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka shfaqur shqetësim për Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së në Kosovë, ka thënë për Tribuna Channel, se projektligji mundëson që zyrtarët policorë të dalin në pensionim të parakohshëm pa asnjë kontribut shtesë, duke i shkaktuar kosto shtesë Buxhetit.

Kjo, sipas tij, jo vetëm që përbën rrezik për buxhetin, por ndikon edhe tek profesionet tjera bujare të kërkojnë pensionimin e parakohshëm.