LAJMI I FUNDIT:

Fondi për garantimin e kredive, mundësi e mirë për gratë (Video)

Fondi për garantimin e kredive, mundësi e mirë për gratë (Video)

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, ka kontribuar që zëri i femrave të Kosovës të ndihet kudo në institucione vendore dhe ndërkombëtare. Me punën e saj, Zogaj –Gashi, ka realizuar disa projekte në të mirë të gjinisë së bukur.

Ajo ka arritur të hartojë projektin e parë që ka të bëjë me punësimin e femrave në një mënyrë të veçantë, që nuk ka ekzistuar më herët në vendin tonë, siç është Projekti ‘Women in Online Work’ – Gratë në Punë Online (WOW), dhe kontribuar në vetëdijesimin e femrave për të drejtën e trashëgiminë.


Zogaj Gashi, mbahet mend edhe për vizitat e saj që bëri në Beograd dhe në Greqi. Në një intervistë për “KosovaPress”, Besa Zogaj-Gashi tregon për detyrën që ka marr në postin e zëvendës ministres për Zhvillim Ekonomik, duke u fokusuar gjithnjë në aspektin e punësimit të grave në Kosovë.

“Më vjen shumë mirë që identifikohem me projektin WOW, apo gratë me punë online.Women Online Work, është në fazën e mesme të zhvillimit, është një projekt që Ã «shtë marrë nga ana ime së bashku me Bankën Botërore si partner strategjikë i Qeverisë së Kosovës, ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të 126 femrave të cilat janë përfituese të këtij projekti në dy komuna. Në komunën e Lipjanit dhe të Gjakovës, të cilat janë duke u trajnuar për të gjetur punë online në ueb development trajnime dhe shkathtësi të tjera softuerike për të gjetur punë online. Ide se si ka ardhur deri tek projekti janë disa fakte që më kanë shtyrë deri, si nën si grua si politikane, që qëllim kryesor kemi fuqizimin e gruas dhe barazinë gjinore. Kemi shumë nisma dhe projekte që ndikojnë në barazinë gjinore e sidomos tek vajzat në teknologjinë informative, kjo është një sfidë e shekullit dhe konsiderohet edhe prej vendeve të zhvilluara, konsiderohet si projekt të cilat mund të ndikojnë në barazinë gjinore. Janë argumente të shumta. Pse kemi filluar me femra –është sepse 35.1 për qind, sipas statistikave të fundit, me pjesëmarrje më të madhe të papunësisë janë femrat, e sidomos femrat në zonat rurale”, tha Zogaj-Gashi.

Ajo po ashtu ka përmendur projektet në të cilat ka kontribuar e që kanë të bëjnë me fuqizimin e gruas si në politikë, shoqëri dhe zhvillim ekonomik, siç është Fondi për Garantimin e Kredive, që mundëson ndërtimin e çerdheve, kryesisht në zona rurale, barazia gjinore .

“Tani është lansuar udhëzuesi administrativ për regjistrimin e pronës së përbashkët mes burrave dhe të grave nga Agjencioni për Barazi Gjinore. Gjithashtu mund ta përmendi edhe Fondin për Garantimin e Kredive, ka hy në fuqi dhe është projekt shumë i rëndësishëm i Qeverisë së bashku me donatorë USAID ,KAW dhe donatorë të tjerë. Kjo ka të bëjë me mbulimin e kredisë apo 50 për qin d të kolateralit. Një ndër pengesat e të bërit biznes për femra ka qenë mungesa e pronës në emër të tyre dhe për këtë arsyes i kanë vënë në disfavor për femrat për të marrë kredi. Ky projekt do t’i ndihmoj femrat në marrjen e kredive. Përmenda projektin WOW , gjithashtu në strategji janë të parashikuara edhe masat për ndërtimin e 18 çerdheve të reja deri në vitin 2021”, tha Zogaj-Gashi.

Zëvendësministrja Besa Zogaj –Gashi, ka treguar për KosovaPress detajet e takimit mes ndërmarrësve të Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë këtij takimi ajo tha se ka pasur diskutime konstruktive dhe se ndërmarrëset kosovare kanë qenë shumë të përgatitura. E që sipas saj nga kjo vizitë janë arritur partneritete duke shpreh interes të eksportojnë në Kosovë dhe anasjelltas.

“Pjesëmarrja e grave atje ka qenë mjaftë e kënaqshme.Më shumë se 90 gra ndërmarrëse edhe nga Qeveria e Kosovës edhe nga Serbia kanë marrë pjesë aty. Ka pasur diskutime mjaftë konstruktive, në pjesëndiskutimeve çka kisha dashur të theksoj është se më kanë lënë përshtypje që gratë tona ndërmarrëse kanë qenë mjaftë të përgatitura. Kemi rastin e prodhuesit të qumështit dhe të akulloreve. Pastaj një rast tjetër të prodhimit të mjaltit të cilat biznes nga Kosova dhe Serbia kanë lidhur partneritet dhe janë të interesuara të eksportojnë këto prodhime jashtë dy vendeve, mirëpo kanë barriera të shumta. Është shumë e rëndësishme të theksoj edhe nga ana e biznese serbe janë ngritur çështje të rëndësishme në drejtim të autoriteteve të tyre që të jenë më mendje hapur dhe të punojnë për interesa të qytetarëve të tyre . Forumi i grave ndërmarrëse të Kosovës dhe Serbisë, ka filluar me 8 biznese ndërkaq tani ka arritur në numrin deri 250. Kjo fletë shumë, ky numër gjithnjë e më shumë është duke u rritur. Qëllimi kryesor i këtij forumi është ngritja e kapaciteteve të grave”, tha Zoga-Gashi.

Ajo po ashtu ka treguar se edhe vizita gjatë javës së kaluar në Greqi ka rezultuar e suksesshme, pasi atje pati takime të nivelit të lartë, nga ku së shpejti do të shihen efektet e para.Zogaj-Gashi zbulon se si kompania greke “ERSAN” bashkë me një investitorë kosovarë nga diaspora, janë të interesuar të investojnë në energjinëe erës në Kosovë.

Zv.ministrja Besa Zogaj-Gashi ka paralajmëruar së shpejti vizita nga autoritetet të larta greke në Kosovë. /Telegrafi/