LAJMI I FUNDIT:

Forcat speciale turke vrasin autorin e sulmeve në Ankara

Forcat speciale turke vrasin autorin e sulmeve në Ankara

Teksa po zhvillohen hetime intensive për sulmet e së martës në Stamboll, forcat speciale turke kanë vrarë autorin e një atentati të mëparshëm në Ankara.

Sulmi ndodhi më 27 shkurt të këtij viti dhe la të vdekur 29 persona.


Përgjegjës u bë Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe kishte në shënjestër një bazë të personelit ushtarak. Për këtë, autoritetet turke thonë se kanë vrarë shtetasin Mehmet Sirin Kaya, në Lice, provincë e Dijarbakir, e banuar kryesisht nga kurdët.

Sipas AP-së, lajmin e bën me dije një zyrtar i lartë policor në kushte anonimati. Turqia është duke marrë veten nga sulmet në aeroportin e Stambollit që lanë pas 44 persona të vdekur dhe 230 të tjerë të plagosur.

Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa i dyshuar mbetet i ashtuquajturi Shteti Islamik. Tre terroristët janë nga Uzbekistani dhe Kirgistani si dhe nga Rusia, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera rreth identitetit të tyre.