LAJMI I FUNDIT:

Forma e trupit zbulon nëse jeni të shëndetshëm

Forma e trupit zbulon nëse jeni të shëndetshëm

Sipas hulumtimeve më të reja, femrat që kanë kilogramë të tepërt në ija, kofshë dhe prapanicë kanë shanse më të mëdha që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës.

Edhe pse është konsideruar se femrat që kanë trup në formë të dardhës nuk janë pjesë e grupit të rrezikuar sa i përket shëndetit të zemrës, hulumtimi i ri e ka dëshmuar të kundërtën.

Ekspertët nga universiteti “UC Davis”, në Kaliforni, kanë zbuluar se dhjami rreth ijëve prodhon një sasi anormale të dy proteinave, të cilat mund të sjellin deri te infektimet dhe rezistenca ndaj insulinës, e këta janë indikatorë të hershëm të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.


Udhëheqësit e studimit kanë thënë se për një kohë të gjatë më të rrezikshmet janë konsideruar yndyrat në bark, derisa shtresat e dhjamit në kofsha dhe prapanicë – janë konsideruar pozitive, sepse supozohej se mbrojnë nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori