LAJMI I FUNDIT:

“Formon” nga Kosova fiton në Catch Challenge në Beograd, merr çmimin prej 130 mijë eurove!

“Formon” nga Kosova fiton në Catch Challenge në Beograd, merr çmimin prej 130 mijë eurove!

Kompania kosovare e cila ka “shpërthyer” në tregun ndërkombëtar, Formon 3D së fundmi e ka arritur edhe një sukses të jashtëzakonshëm.

Themeluesit e Formon dje kanë fituar edhe në një garë të rëndësishme të bizneseve startup, prej nga e kanë marrë çmimin dhe shpërblimin financiar prej 130 mijë eurove.


E për ta bërë edhe më domethënëse arritjen e tyre, Formon ka fituar këtë çmim midis kryeqytetit serb, Beogradit.

“Me kënaqësi të madhe ne njoftojmë se Formon është fitues i çmimit “Innovation” në ‘CATCH Challenge’ të Foundcenter Investment të mbajtur në Beograd, ku konkuruan mbi 850 biznese nga mbarë bota”.

Fondi i përgjithshëm i investimeve të ngritura nga Foundcenter Investimeve Berlin, Los Angeles dhe Beograd arrinë në 100 milionë euro, thuhet në përshkrimin e organizatës që ka organizuar garën e ideve inovative të quajtur Catch.

Këtu mund ta shihni listën e gjithë bizneseve dhe ideve që kanë marrë pjesë, si dhe listën e gjithë atyre projekteve dhe ideve inovative që janë shpërblyer me mjete të konsiderueshme për investime kapitale.

Formon ka njoftuar më herët se produkti i saj Formon Core do të debutojë së shpejti në treg, dhe ne do të mund ta kemi atë në zyrat dhe shtëpitë tona.

Formon e ka fituar edhe titullin e Innovation of the Year Award në Albanian ICT Awards.

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Android e kalon Nokian!

Android e kalon Nokian!

Teknologji
Kalo në kategori